Reklame:

Neutraliteti Klimatik 2050/ BE bie dakord per objektivat pa Polonine!

Liderët e Bashkimit Europian ranë dakord për një objektiv të neutralitetit për klimën në 2050, pas disa orësh të debateve me shtetet lindore europiane, që kërkonin fonde për të mbështetur tranzicionin larg lëndëve djegëse fosile dhe vazhduar përdorimin e energjisë bëthamore. Pas negociatave që Kryeministrit të Polonisë, Mateusz Morawiecki i’u dukën tejet të vështira, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Polonisë do t’i duhen 6 muaj të tjerë për të rënë dakord.

Sot kemi zhvilluar bisedime intensive dhe mund të themi se e dijmë se çfarë drejtimi do të marrim. Ne do të arrijmë neutralitet klimatik në vitin 2050. Një vend anëtar, Polonia, nuk u angazhua dot te ky objektiv, e për rrjedhojë, do të rikthehemi në Qershor të vitit të ardhshëm. 

Vendimi erdhi një ditë pasi komisioni i ri europian prezantoi një plan prej 100 miliardë eurosh për zero emetime të gazrave ndotës deri në mesin e shekullit. Samiti dy-ditorë është i pari që kur gjermanja, Ursula von der Leyen mori detyrën në krye të Komisionit Europian, e cila ka premtuar se trajtimi i ndryshimit klimatik do të jetë një nga prioritetet e komisionit të ri. (SCAN)