Reklame:

Silybum marianum (Gjemb gomari) – Bima qe ben mrekulli ne shendet!

Farat e Silmibias e njohur ne gjuhen popullore si “gjembi i gomarit” , të njohura ndryshe në gjuhën shkencore si Silybum Marianum (Semen) gjendjen me shumicë në territoret shqiptare dhe kanë disa veti tepër të veçanta kurative. Është një bimë 1-2 vjeçare e vendeve të papunuara të zonave fushore. Farat përmbajnë një substancë të hidhur, esencë, flavones dhe amina biogjene. Kanë veti të rrisin sasinë e tëmthit, përmirësojnë punën e mëlçisë, ulin temperaturën e lartë. Nga kashtë kjo bimë përdoret për mjekimin e majasëllit.

Ajo stimulon fazën I dhe fazën II të rrugëve enzimatike të detoksifikimit të mëlçisë, është shumë e efektshme në parandalimin e kancerit dhe ndihmon njerëzit që janë duke marrë kimioterapi ose duke marrë ilaçe të tjera toksike.

Silymarin, përbërësi aktiv te gjembi është treguar të jetë një nga substancat më të fuqishme për mbrojtjen e mëlçisë . Gjembi është aprovuar për përdorim në dëmtimin e mëlçisë sepse është treguar se stimulon sintezën e hepatociteve të reja që zëvendësojnë ato të vjetra të dëmtuara.

Përdorimi për disa javë është veçanërisht i dobishëm për njerëzit që pinë shpesh alkool, konsumojnë ushqime të yndyrshme, kanë nivele të larta të lipideve në gjak ose marrin mjekime të rregullta.

Shumë studime kanë gjetur rolin mbrojtës të kësaj barishte kundër kancerit.

Përdorimi: Një lugë çaji me fara të copëtuara hidhen në një enë ku përvëlohen me gjysëm gote ujë që zien. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Lëngu kullohet dhe pihet 2-3 herë në ditë.