Reklame:

Viruset dimerore, drejtohuni tek mjeku kur keni keto simptoma!

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë apel për të mos neglizhuar simptomat e gripit.

Ekspertët e ISHP-së thonë se gripi nuk duhet nënvlerësuar dhe se qytetarët duhet të konsultohen me mjekun nëse kanë probleme me frymëmarrjen.

“Gripi është një infeksion viral akut, i cili përhapet lehtë nga njeriu tek njeriu.
Gripi mund të prekë çdo njeri në çdo grupmoshë. Po kështu, gripi sezonal është një problem serioz i shëndetit publik i cili shkakton gjendje të rëndë shëndetësore, shtrime në spital dhe deri në vdekje tek grupet me risk të lartë”, -thonë ekspertët.

Ndërkaq, specialistët informojnë se nëse sëmureni me grip, ju mund t’ia transmetoni edhe të tjerëve edhe pse ju mund të mos ndiheni të sëmurë.

“Çdo njeri mund të sëmuret shumë rëndë me grip, duke përfshirë edhe njerëzit të cilët janë të shëndetshëm. Nëse jeni punonjës i kujdesit shëndetësor, mund ta merrni dhe transmetoni gripin nga pacientët apo kolegët, tuaj të cilët janë të sëmurë nga gripi.

Nëse ju sëmureni me grip ju mund t’ia transmetoni edhe të tjerëve edhe pse ju mund të mos ndiheni të sëmurë. Duke u vaksinuar ju mbroni vetveten, familjen tuaj dhe njerëzit rreth jush”.