Reklame:

Alumini ne ushqime, rreziku me i madh nga enet e kuzhines!

Alumini i pranishëm në tabakatë metalike dhe fletët e letrës që përdoren për ruajtjen dhe gatimin e ushqimit mund ”të migrojnë” në ushqim dhe të çojnë në tejkalimin e dozës së vendosur maksimale, me rrezik potencial shëndetësor për pjesë të cënueshme të popullatës, në veçanti për bebet dhe gratë shtatzëna, deklaroi Komiteti Kombëtar italian për Sigurinë e Ushqimit (CNSA).

Rruga kryesore e ekspozimit ndaj aluminit për popullatën e përgjithshme mbetet ushqimi.

Në vitin 2008, Autoriteti Europian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) përcaktoi një dozë të tolerueshme javore prej 20 miligramësh për një fëmijë me peshë 20 kilogramë dhe 70 miligramësh për një të rritur prej 70 kilogramë.

Të dhënat që vijnë nga studimet e kryera tregojnë një mundësi të konsiderueshme për të kapërcyer këtë dozë tek fëmijët dhe të rinjtë pasi ato janë më të ekspozuar ndaj aluminit që përmbahet në ushqim, ndërsa grupmoshat më të larta janë më pak të ekspozuara si ndaj zakoneve të ndryshme të ngrënies ashtu edhe ndaj raportit më të ulët të konsumit të ushqimit me peshën trupore.