Reklame:

Semundja e Listeriozes

Semundja e Listeriozes zakonisht shoqërohet me shënja nervore, septikemi dhe aborte. Zanonisht prek ripërtypësit (gjedhi,delja dhia e buallica), kuajt, qent dhe macet.
Pra është sëmundje zoonoze dhe transmetohet në njerëz, rrall nga konatkti direkt me kafshën, por me shpesh  nga ushqimi i kafshëve të infektuara (qumështi dhe mishi me nënprodukte të tij)
Më tepër prek kafshët e reja dhe ato barsa, kecat dhe qingjat e vegjël. Shfaqet më teper në periudhat kur kafshët kanë mungesa ushqimore në sasi dhe cilësi.

Shkaqet – Shkaktarë është bacteria Listeria monocitogene, egzistojnë edhe 6 lloje të tjera të kësaj gjinie .Shkaktari i sëmundjes është rezistent në ambient të jashtëm.
Kafshët e infektuara eliminojnë bakterien me jashtëqitje, urinë, fetus të ngordhur si dhe me lëngje fetale. Mendohet se forma nervore e kësaj sëmundje mundë të ketë mundësinë e depërtimit nëpërmes mukozave të syve, hundës e gojës, ndërsa forma alimentare është më shumë forma septikemike (infektohen organet e brendshme).

Sillazhi mund të jet një mundësi shumë e madhe e shpërthimit të sëmundjes nëse është present bakteri, nëse nuk bëhet ruajtja shume e mirë i sillazhit mundësohet rritja e listerieve, ndërsa nëse pH është 4-4,5 atëherë bakteri nuk mund të zhvillohet.

Shënjat klinike– Forma nervore – kafshët bëjnë lëvizje rrethore, kanë varje të veshit dhe të fytyrës, lëshim i gjuhës mund të shoqërohen edhe me torikollis (kthim të kokës pas).

  • Forma abortive – shoqërohet me dështime të kafshëve dhe mbetje placente, rrjedhje të lëngjeve vaginale me ngjyrë kafe
  • Forma septikemike – shoqërohet me ngordhje të kafshëve me tepër të rejave (qengja,keca,viqa) shoqërohet me dobësi të shpejt, gjëndje përgjumje dhe ngordhje të shpejta
  • Diagnoza dhe mjekimi – përcaktohet nga Veterinerët

Masat parandaluese

  • Të veçohen kafshët e dyshuara, dhe ato me shënja klinike
  • Të zihet qumështi, nuk mjafton vetem të bëhet pasterizimi
  • Koka dhe organet e kafshëve të prekura groposen, lekura dezinfektohet
  • Të ushqehen mirë kafshët sidomos gjatë periudhave të dimrit, ushqim sa më cilësorë dhe në sasi të mjaftueshme