Reklame:

Aeroponika – Teknologjia e kultivimit te bimeve pa toke!

Në sistemet bashkëkohore të prodhimit të ushqimit përsosja e hidroponisë ka çuar drejt zhvillimit të aeroponisë si teknologji e së ardhmes.

Hidroponika nënkupton kultivim të bimëve pa toke, të rrënjosura në një solucion uji në të cilin ka të tretura materie minerale. Në aeroponikë rrënjët qëndrojnë të varura lirisht në ajër njëjtë si tek orkidetë të cilat qëndrojnë të varura në pemët tropikale në pyjet tropikale ku i marrin përbërjet ushqyese nga atmosfera.

Në aeroponikë materiet minerale me teknikën e specializuar vendosen në nivelin e atomit në ajër ku varen rrënjët dhe në praktikë rrënjët janë të rrethuara me mjegull minerale ushqyese.

Kjo bëhet në enë speciale në të cilat kultivohen bimët në këtë sistem. Bimët rriten deri në 50% sesa në substrat, kështu që ato janë të gatshme për t’u vjelë edhe 2-3 herë më herët se normalisht. Për shembull, fidanët e domateve duhet të jenë minimum 28 ditë të vjetra që të mbillen në substrat, kurse tek aeroponika mjaftojnë vetëm 10 ditë. Materiet ushqyese vendosen drejtpërdrejt në rrënjën e bimës, të cilat shumë lehtë i thithin materiet ushqyese, sepse kanë oksigjen në dispozicion dhe stimulohet rritja e rrënjëve të imëta. Sistemi i qarkullimit të solucionit ushqyes mund të jetë i mbyllur tërësisht, duke bërë kështu një kursim të madh të ujit. Nuk ekziston rrezik prej sëmundjeve të cilat transmetohen nëpërmjet truallit apo nëpërmjet ujit rrjedhës, kurse ka mundësi të zmadhohet dendësia e mbjelljes.

Sistemet aeroponë mund ta zvogëlojnë konsumin e ujit për 98%, përdorimin e plehrave për 60%, përdorimin e pesticideve për 100%, kurse të japin njëkohësisht të ardhura maksimale. Bimët e kultivuara me këtë sistem u dëshmua, gjithashtu, se kanë më tepër vitamina dhe minerale, që i bën pontecialisht më të ushqyese dhe më të shëndetshme.

Teknologjia është tërësisht e programuar dhe automatike, madje edhe mund të llogaritet i gjithë sistemi, si dhe zbatim në kushte shtëpiake. Në varësi nga sistemet për kultivim, bimët mund të vendosen horizontalisht ose vertikalisht. Pjesa mbitokësore e bimëve vendoset në një platformë me ndihmë të një jake në pjesën e poshtme të kërcellit ose në saksi të perforuar kurse rrënjët lahen në mjegullën ushqyese.

Në të kundërt me mendimin se këto bimë, për shkak të bollëkut me ushqim dhe ujë, janë të brishta dhe të thyeshme, ato pikërisht për këtë gjë kanë fortësinë e mjaftueshme që të zmadhojnë prodhimin. Për këtë sistem nevojitet pompë dhe mikrospërkatës – të ashtuquajtur togerë. Trysnia e ujit duhet të jetë shumë e lartë, kështu që spërkatëset ta shpërhapin solucionin me madhësi të pikave prej 5-50 mikrometra. Sa më e vogël të jetë pika aq më tepër ajo do të qëndrojë pezull në ajër dhe do të formojë më tepër oksigjen.

Koha e spërkatjes është zakonisht dy sekonda në çdo 1,5 – 2 minuta apo një sekondë në minutë. Njëkohësisht në ajër mund të formohet SO2, duke u zmadhuar kështu efikasiteti i fotosintezës. Mangësia kryesore e këtij sistemi është fakti që në dhomën për atmosferë gjysmë të lagësht shfaqen baktere, kështu që duhet të kryhet dezinfektim i rregullt me peroksid hidrogjeni. I gjithë sistemi është i shtrenjtë, kurse varet nga cilësia e lartë e pompës për trysni të lartë, prej togerëve dhe matësi i kohës (tajmeri).