Reklame:

Roli fiziologjik i azotit

Azoti është elementi shumë i rëndësishëm si per rritjen ashtu edhe per zhvillimin e bimëve të pemeve frutore. Ai merr pjesë në ndërtimin e proteinave, të cilat pas ujit janë perbërësit kryesor në ndërtimin e protoplazmes së qelizave. Ai merr pjesë në perberjen e komponentëve me rëndësi jetësore siç janë acidet nukleike (ARN, ADN, etj). Po ashtu N mer pjesë në formimin e klorofiles, vitaminave, fosfatideve, alkaloideve, etj.

Gjatë vegjetacionit dhe kryesisht në fazat e para të moshës së bimëve, azoti perqëndrohet me teper në indet e reja meristematike të rritjes. Me kalimin e kohes ky element grumbullohet në gjethe, lule dhe fruta. Pemet e asimilojnë azotin në formë nitratesh dhe të kriprave amoniakale. Format amoniakale mund të asimilohen me mirë në toka të ftohta, të rënda dhe me lagështi të tepruar. Në komponimet organike bimore, azoti gjëndet në formën e grupeve amidike, aminike, humidike, etj.

Azoti ka një ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm si element perbërës në ndërtimin e trupit të bimës, por në sajë të pranisë së tij, ai ndikon drejtëpersëdrejti në asimilimin e një game të gjërë të elementëve të tjerë që ndodhen në solucionin ushqimorë te tokes.

Sasia e elementit azot në tokë, është e ndryshme per tipe të ndryshme tokash. Në tokat me origjinë nga shkembijtë magmatike, në formën amoniakale azoti gjëndet vetëm në 0.005%. Tokat me origjinë nga shkembijtë sendimentare, sasia e azotit është disi me e lartë, sepse në këto toka perfshihet edhe azoti i fiksuar në rrugë biologjike. Ndërsa ne tokat  ku janë të pasura me lëndë organike, elementi i azotit është në nivele me të larta dhe në forma me të asimilueshme per bimët.

Sipas disa autoreve (Khare e Umzani 1969,), referojnë se n.q.s. elementi N është në proporcione të drejta me elementët e tjerë ushqimorë, ai ndikon drejtëpersëdrejti në rritjen e mases se pergjithshme vegjetative  te bimës si dhe ne rritjen e numrit të luleve, frutave dhe të gjetheve në bimë. Sipas tyre veçanërisht elementi azot, favorizon mjaf mirë pllenimin, lidhjen dhe rritjen e frutave.

Gjithashtu është vërtetuar se, rezultate mjaft të mira te kjo bimë, arrihen n.q.s. N2O i sigurohet jo vetëm në proporcione të caktuara me elementët e tjerë kryesore ushqimorë, por dhe me një shperndarje të drejtë në raport me kërkesat gjatë fazave të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve.

Është venë re se plehërimi i njëanëshëm azotik dhe me doza të larta, jo vetëm që nuk ndikon në shtimin e prodhimit, por perkundrazi, ai ndikon në uljen e tij. Madje është venë re se bimët rriten shumë vrullshem, por shumë te brishta dhe nuk arrijne te piqen para se te hyne ne ngricat e Dimrit. Në zonat me veriore, ky ndikim bëhet akoma me negativ, sepse temperaturat dhe ndriçimi diellor janë me të disfavorshme per jetën e ketyre bimëve.

Pemet frutore e asimilojne azotin më teper gjatë fazëz së rritjes vegjetative. Pjesa me e madhe e N dhe P asimilohen në periudhën e rritjes masive te gjetheve dhe të rritjes masive te frutave.

Niveli i ulet i N në solucionin ushqimorë të tokës, ndikon në atë që bimët të zhvillohen te dobëta dhe të vonojnë proceset e rritjes dhe të zhvillimit të tyre. Simptomat e mungesës së ketij elementi në fazat e para të rritjes, shoqërohet me çngjyrosjen e gjetheve të poshtme. Ngjyra kalon nga ngjyra jeshile e erret, në jeshile të verdhë. Nëqoftëse ky element vazhdon të mungoje akoma edhe per një kohe me të gjatë, atëhere kjo zverdhje pushton gati të gjithë bimën. Bimët rriten dhe zhvillohen me vonesë dhe sasia e gjetheve dhe frutave per bimë, është mjaft e ulet. Gjethet ngelen të vogla dhe bëhen me shumë vringuj. Kur elementi N vazhdon te mungoje akoma me shumë në tokë, bimët pesojnë një ulje të theksuar të aktivitetit jetësor dhe veçanërisht atë të fotosintezës. Kjo ndodh sepse kloroplastet që ndodhen në gjethe e ulin aftësinë e sistezes së lëndëve organike dhe bimët në pergjithësi zhvillohen të dobeta.