Reklame:

Roli fiziologjik i fosforit (P2O5)

Si të kryejmë plehërimin e kulturave bujqësore.Në indet bimore të pemeve frutore, fosforin e gjejmë në formën e komponimeve organike siç janë: ortofosfatet e kaliumit, të kalciumit, të magneziumit, si dhe në shumë komponime të tjera organike. Pa prezencën e këtyre të fundit, është vështirë të gjëndet ndonjë proces sadopak i rëndësishën në jetën dhe metabolizmin e qëlizave të indeve bimore.

Komponimet me të rëndësishme të cilat zenë vëndin e parë në jetën e kësaj bimë, janë acidet nukleike, të cilat perbëjnë bazën e makromolekulave per sintezën e nukleotideve dhe të acideve me kryesore të ARN e ADN.

Persa i perket rëndësisë së forsforit në proceset jetësore të kësaj bimë, sipas një grupi autoresh si; Parker, 1969; Le Compte, 1962; etj, këtë element e kanë cilësuar si elementin me percaktues si në rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve, ashtu edhe në nivelin e prodhimtarisë së tyre.

Qënia e ketij elementi në sasinë optimale në solucionin ushqimor të tokës, ndikon ndjeshëm në rritjen e sasisë së gjetheve, ne daljen e filizave te rinj, në sasinë e frutave të lidhura dhe në pjekjen e hershme të tyre. Disa studiues të tjerë si: Baca e Castillo, 1964; Ozaki, 1956; kanë vërtetuar se teprimi me plehra fosforike pengon rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve.

Veç faktoreve të tjerë si: lagështira e tokës, gjëndja e fizike e saj, karakteristikat e formës bimore, etj, asimilimi i mirë i fosforit është i lidhur drejtëpersëdrejti edhe me intensitetin e ndriçimit diellor, temperaturat e ajrit dhe të tokës. Lidhur me ndriçimin diellor, pemet e kultivuar në të gjithë zonat e vëndit tonë nuk paraqesin ndonjë shqetësim.

Kjo sepse, sasia e ndriçimit diellor gjatë periudhës së kultivimit të kësaj bimë, është e mjaftueshme. Lidhur me ndikimin e temperaturave të tokës dhe të ajrit, kjo varet kryesisht nga zonat agro-ekologjike, mikrozonat e vëndit tonë dhe mbi të gjitha nga stinat e vitit.

Mungesa e fosforit në tokë ose pamundesia e tij per tu asimiluar nga bima, në pergjithësi ndikon ndjeshëm në rritjen dhe zhvillimin normal të pemeve frutorë. Efekti i mungesës së ketij elementi, shfaqet me uljen e theksuar të aktivitetit jetesor dhe shenjat e para të mungesës së fosforit, shfaqën me mos pjekjen e indeve te degëzave jo vetëm te bimët me mosha të avancuara, por edhe në bimët e moshave me të reja.

Kercejtë mbeten të hollë, gjethet e vjetra marrin një zbehje me njolla të verdha dhe të nekrotizuara, të cilat bien parakohe. Ndërsa, të gjethet e reja majat e tyre qëndrojnë të varura dhe në faqën e siperme ato marrin ngjyre blu në të hapur. Ndërsa nervaturat marrin ngjyre të purpurt. Prandaj per ta eleminuar këtë dukuri, është e domosdoshme që krahas masave per sigurimin e ndriçimit diellor, duhet të synohet në ekuilibrimin e dozave të plehrave azotike me ato fosforike.