Reklame:

Roli fiziologjik i potasit (K2O)

Lidhur me rolin fiziologjik të elementit K te pemet frutore, nga studiues dhe autore të ndryshem ka patur mjaf debate, mendime të cilat shpesh herë kanë qënë edhe kondradiktore.

Ato japin mjaf konkluzione dhe rekomandime të ndryshme, por është vertetuar se prania në sasira normale të potasit në substratin ushqimor, prodhimi dhe cilësia e frutave është rritur dhe permirësuar ndjeshëm.

Pleherimet potasike kanë ndikuar në rritjen hershmerisë së pjekjes se frutave, në permirësimin e shijes, në permirësimin e ngjyres se gjetheve dhe frutave, në rritjen e permbajtjes së sheqerit ne fruta, në rritjen e permbajtjes së karotenit, acidit askorbik ne fruta, si dhe të vitaminave të ndryshme.

Madje, prania e potasit në tokë e rrit qëndrueshmërinë e bimëve ndaj disa sëmundjeve me origjinë kërpudhore, si dhe qëndrueshmerine e tyre ndaj ngricave te forta te Dimërit.

Është vërtetuar se në indet bimore, kaliumi është i shperndare pothuajse në të gjithë trupin e bimës, por disi me i perqëndruar gjëndet në indet meristematike të rritjes. Roli kryesor i potasit në bimë, është se ky element merr pjesë në neutralizimin e pehashit acid të lengut qëlizor, në rritjen e presionit ozmotik, në hidratimin e plazmës, etj. Në prezencë të mjaftueshme të kriprave të fosfateve dhe atyre potasike, pleherimi i bollshëm me plehra azotike, mund të asimilohet mirë nga bima. Por ndikimi më i madh i këtij elementi në bimë, shfaqet në drejtim të sintezës dhe të transformimeve të karbohidrateve. Gjithashtu është vërtetuar se, elementi i kaliumit rrit intensitetin e fotosintezës dhe kjo më e dukshme është në ditët me vranësira ku ndriçimi diellor është më i kufizuar.