Reklame:

Feromone per kapjen e rojeve ne koshere

Feromonet janë substanca kimike të cilat i sekretojnë gjëndrat ekzokrine të kafshëve të cilat shkaktojnë një lloj sjelljeje apo reagimi fiziologjik te kafsha tjetër e të njëjtit lloj. Sekretimi i feromoneve nga bletët është një nga mënyrat më të përparuara të komunikimit te insektit.

Feromonet përfshihen pothuajse në çdo aspekt të jetës së familjes së bletëve: zhvillim dhe shumim (duke përfshirë edhe fekondimin e bletës mëmë dhe shumimin), mbledhjen e ushqimit, mbrojtje, orientim dhe në përgjithësi integrimin e tërësishëm të aktiviteteve në familje, nga formimi deri në shkatërrim.

Feromonet mundësojnë komunikim midis të gjitha rangjeve të bletëve: bleta mëmë – bletë punëtore; bletë punëtorë – bletë punëtore; bleta mëmë – bletë mashkull; dhe midis bletëve të rritura dhe shtratit.

LLOJE TË FEROMONEVE TË CILAT I SEKRETON BLETA MËMË
Feromoni mandibular amë Feromoni më i rëndësishëm të cilin e sekreton bleta mëmë, kurse njëkohësisht dhe më i hulumtuari është FMA. Ky feromon sekretohet nga gjëndra mandibulare e bletës mëmë. Organet të cilat e sekretojnë janë një çift gjëndrash që ngjasojnë me qese dhe gjenden në kokë mbi bazën e mandibulës.

Funksionet e FMA-së Tërheqja e bletëve shoqëruese – në varësi nga mosha e bletës amë ndryshon edhe sasia e FMA-së, kurse kështu ndryshon edhe aftësia e bletës mëmë që të tërheqë shoqëruese.

Tërheqja e bletëve meshkuj.
Tërheqja e rojit
– para se të ndodhë roitja krijohet bletë mëmë e re. Pasi të fekondohet bleta mëmë e re dhe pasi të jetë gati për lindje, bleta mëmë e vjetër e çon rojin në një vend të ri. Ajo e tërheq rojin me ndihmë të FMA-së dhe 5 komponentët e tij.

– kur familja është një amë e vogël shumë lehtë kalon FMA-ja te të gjitha bletët dhe në këtë mënyrë e kontrollon instinktin për roitje, por kur bëhet fjalë për familje të madhe kalimi i feromonit nga bleta në bletë e dobëson sinjalin për bletët në periferi të cilat marrin informacion se feromoni është me intensitet të dobët dhe se nevojitet
një bletë mëmë e re. Në këtë mënyrë shkaktohet roitja natyrore.

LLOJE TË TJERA TË FEROMONEVE TË CILAT I SEKRETON MËMA:
Feromone të gjëndrës tergale
Feromon shenjë: Feromone të gjëndrës tarzale
Sinjali i pjellorisë: Feromone të gjëndrës së Dufurit
Plakja e sinjalit të bletës mëmë: Feromone të gjëndrës
së plakjes.

LLOJE TË FEROMONEVE TË CILAT I SEKRETOJNË BLETËT E TJERA DHE ZGJOI
Ekzistojnë shumë lloje të feromoneve të cilat i sekretojnë bletët e tjera, por në këtë tekst do të numërojmë vetëm disa prej tyre, kurse më detajisht do ta përshkruaj feromonin e nasonit dhe rolin e tij komercial
Feromon shenjë: Feromone të gjëndrës tarzale
Feromon alarm
Feromon i bletës mashkull
Feromon për të njohur zgjuan
Rregullim i aktivitetit të punëtoreve: etil oleat
Rregullim i zhvillimit të sjelljes së bletëve punëtore
Rregullim i riprodhimit të punëtoreve: feromone të gjëndrës mandibulare.

Orientimi dhe regrutimi: Feromone të gjëndrës së nasonit
Ky është feromon të cilin e sekretojnë vetëm bletët punëtore dhe deri më sot është feromoni më i analizuar.
Feromoni i nasonit ka më tepër funksione: Shënimi i hyrjes në koshere, me qëllim të orientohen më lehtë anëtaret e tjera të kolonisë. Shënimi i burimeve të ushqimit dhe regrutimi i bletëve punëtore.
Shënimi potencial i larvave të reja – kandidate për bletë amë.
Mbledhja e rojit në një vend, kur bletët e para vijnë në një lokacion të përkohshëm e lëshojnë menjëherë feromonin e nasonit që t’i gjejnë pjesa tjetër e rojit.
Ky funksion i feromonit të nasonit përdoret për qëllime komerciale, kështu prodhohet përziere sintetike feromone prej komponentëve kimikë e cila i tërheq me sukses rojet e bletëve.
Komponentët më të shpeshtë janë: geraniol, Acid citrik E dhe acid neroli. Roitja më shpesh është dukuri e padëshiruar në bletari, por nëse nuk mund ta shmangë këtë dukuri bletari, atëherë duhet ta shfrytëzojë pozitivisht, kurse kjo nënkupton kapje dhe mbledhje të suksesshme të roit.
Për këtë qëllim mund të përdoren tërheqësit sintetikë të roit të cilët mund të blihen në dyqane të caktuara për pajisje për bletari.
LLOJE TË TËRHEQËSVE SINTETIKË

Pasta për tërheqje të roit
Ky tërheqës është në formë të pastës e cila përmban shumë aroma lulesh të fuqishme të cilat i tërheqin rojet e bletëve dhe i drejtojnë në koshere.
Mënyra e përdorimit të pastës: Së pari marrim një koshere ku janë vendosur korniza bosh. Kosheren e vendosim në një lartësi prej një metri nga toka dhe e vendosim në një vend ku ka hije dhe është në largësi nga 200 m deri në 500 metra nga zgjoi.
Lokacioni duhet të jetë aty ku dhe normalisht do të kalonin bletët, kurse hyrja e kosheres të jetë nga jugu. Mandej, vendoset një shtresë e hollë paste në muret e kosheres dhe në korniza. Ky veprim përsëritet në çdo tetë ditë.
Spraj për tërheqje të zgjoit
Kosherja përgatitet si në rastin me pastën. Me sprej spërkaten muret e brendshme të kosheres dhe sipërfaqja e kornizave. Spërkatja kryhet në largësi prej 30 cm. Kjo procedurë përsëritet në çdo 10 deri 15 ditë.Tuba feromoni Kosherja përgatitet si në shembullin me pastë. Tubat vendosen në hyrje nga ana e brendshme e kosheres. Kjo metodë nuk garanton më tepër se 60% sukses.
Facoleta të lagura për tërheqjen e roit
Kosherja përgatitet si në shembullin me pastën, vetëm se në këtë rast kosheret vendosen 50 deri 100 metra larg. Facoletat janë të patentuara nga një firmë greke për pajisje për bletari dhe përmbajnë përzierje të komponentëve kimikë prej feromoni dhe uji me aromë trëndafili. Janë të paketuar në qese që nuk përçojnë dhe e ruajnë lagështinë dhe efektivitetin e facoletave derisa të hapen. Pasi të hapen mund të përdoren nga një deri në dy javë në varësi nga temperatura e ajrit. Një facoletë mund të ndahet në dy
pjesë dhe të përdoret për dy koshere në të njëjtën kohë. Efikasiteti i tyre është 90% dhe për dallim nga spreji i cili nuk i dëmton kosheret përreth.
MASA PËR KUJDES
Që ta mbrojmë kosheren nga ngjitja e sëmundjeve mbi bletët, pas kapjes së roit, ajo duhet të trajtohet kundër sëmundjes së varoas dhe nozemozës. Rekomandohet që gjatë manovrimit me tërheqës sintetikë të roit të mbahen doreza me qëllim që të ruhet efikasiteti i tërheqësit. (Revista TokaIme)