Reklame:

FSHZH: Ujesjellesi i Grabianit – Perfundojne puset, po vazhdohet me depon dhe rrjetin e brendshem!

Fondi Shqiptari Zhvillimit si njësia zbatuese e projektit ka informuar se tashme në Grabian kanë përfunduar puset nr.1, 2, 3, 4 ku për secilin janë bërë analizat e ujit tek Instituti i Shëndetit Publik.

Aktualisht po vazhdon puna në ndërtimin e depos se grumbullimit me nje kapacitet 75 m3 . Njëkohësisht po vazhdon dhe shtrirja e rrjetit kryesor te furnizimit me uje per abonentet e kesaj njesie.

Për herë të parë ky shërbim ofrohet me një strukturë dhe shpërndarje brenda të gjitha standarteve bashkëkohore, do ti shërbejë familjeve të fshatit Grabian të njësisë administrative me të njëjtin emër, si dhe do të ofrojë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë.
Tek stacioni i pompave janë ndërtuar themelet, muret në lartësi, shtresat e betonit në dysheme dhe është ndërtuar soleta monolite e godinës.

Me një shtrirje në 30 vitet e ardhshme, ky projekt do të mbulojë në kërkesë 1312 abonentë, punimet e të cilit parashikohen të përfundojnë në dhjetor të vitit 2020.