Zinku është mikroelement i cili hyn në përbërjen e fermenteve të cilat e mundësojnë fotosintezën dhe punën e hormoneve të rritjes (auksinë) dhe ADN-së.
Ky element e përshpejton sintezën e vitaminave, karbohidrateve dhe proteinave kështu kur ka sasi të mjaftueshme zinku zmadhohet rezistenca ndaj thatësirës, të ftohtit, kripërave në tokë dhe djegiet nga e nxehta. Sistemi rrënjor është i zhvilluar më mirë dhe prodhimi është më i madh.
Nëse nuk ka sasi të mjaftueshme zinku hardhia rritet më me ngadalë për shkak të shkëmbimit të prishur të materieve. Duke parë nga jashtë, çrregullimet para së gjithash, vëzhgohet sipas gjetheve, kështu që:
-Gjethet e reja janë me ngjyrë të gjelbër të zbehtë ose me ngjyrë të verdhë, kurse sipas gjatësisë së nervave dhe nga fundi i gjethes ruhet shtresa e ngjyrës së gjelbër.
-Gjethet janë të vogla dhe te dhëmbëzuara me prerje në pjesën e sipërme të zgjeruar, kurse në bazë janë të ngushta.
-Lastarët rriten zik-zak dhe me internoidë të hollë dhe të shkurtër dhe dalin shumë filiza të rinj dytësore.
-Indi është i gjelbër, i butë dhe i varur, kurse pamja e bimës është si shkurre.
-Në majën e filizave formohet një spektër prej rozetash (gjethe të imta të mbledhura në rozetë).
-Veshulët kanë aftësi të bien vetë (përbëhen nga kokrra të vogla të pazhvilluara dhe kokrra mjaft të mëdha jonormale pa fara, bishtat e të cilave nuk mund t’i mbajnë prandaj edhe bien.
Nëse në vresht shfaqet rënie e vazhdueshme e kokrrave kjo gjë mund të jetë sinjal për mungesë të zinkut në ushqim.
Mungesa e zinkut në tokë shfaqet në rastet kur ka tepricë të bashkimeve të fosfatit me të cilat zinku formon fosfat-zinku të cilin si bashkim bima nuk mund ta përdorë zinkun. Prandaj duhet të kihet kujdes gjatë plehërimit të vreshtave.
Plehërimi duhet të kryhet në bazë të analizave agrokimime me qëllim që të mbahet prania optimale e
balancuar e elementeve ushqyese në truall, duke mundësuar kështu kushte optimale në ushqimin e bimës. Në realizimin e kësaj që thuhet më sipër do të ndihmojë edhe zëvendësimi përkatës sasior i plehrave minerale artificiale me pleh stalle sepse ai ka një përbërje të pasur dhe të balancuar të elementëve, ose të lërohet toka me gjethe prej vreshtit ose përsëri duke hedhur hi në mënyrë të njëtrajtshme nëpër të gjithë vreshtin në thellësi deri në 10 cm.
Gjithashtu hiri prej filizave dytësorë që rriten te hardhia me tretje në ujë (që përzihet vazhdimisht për disa ditë), në raport 2 kg hi në 6 litra ujë dhe më pas kullohet dhe shtohet ujë në solucion derisa të arrihet sasi prej 10 litrash.
Nga kjo sasi solucioni merren nga dy litra dhe hollohen me 8 litra ujë duke u formuar kështu solucion u mbushur me elementë makro dhe mikro për spërkatje të gjethes
në përputhje me nevojat e hardhisë.
Gjithashtu ka një ofertë të madhe të plehrave të lëngshëm të cilët përmbajnë elementë ushqimorë mikro dhe makro dhe të cilët duhet të hidhen rregullisht sipas sasisë dhe rekomandimeve të dhëna nga prodhuesit me trajtime të rregullta për mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit ose në faza të caktuara të mungesës së theksuar të ndonjë prej elementëve ushqyes.