Reklame:

Plehrimi i agrumeve


Për të ushqyerit e agrumeve është i nevojshëm një plan plehrimi i mbështetur në një vlerësim të kujdesshëm të sistemit tokë-bimë në kompleksin e tij. Analizat komiko-fizike të tokës dhe diagnostikimi gjethor janë instrumentat që do të na shërbejnë për tejkalimin e vlerësimeve teknike komplekse të agrumishtes.

Në frutikulturën moderne teknikat kulturale duhet të konsiderohen, në bashkësinë e tyre, sipas një ndërveprimi të gjithë faktorëve në organizëm, i cili rrjedh nga një konceptim i “agrumishtes” si një sistem kompleks në të cilin prodhimi varet nga ndikimi i faktorëve ambjental dhe aktivitetit të njeriut.

Vitet e fundit vrehet një koncept prodhimi më i gjërë që ka parasysh : karakteristikat cilësore të produktit, cilësitë e të ushqyerit dhe të konservimit në kontekstin e kujdesjes maksimale për ruajtje dhe respektimin e ambjentit.
Rracionalizimi i teknikave të plehrimit luan një rol themelor nëpërmjet zhvillimit harmonik të strukturave vegjeto- toduktive të bimës, favorizon një prodhim cilësor dhe një menaxhim efiçent të praktikave të tjera kulturale.

Arritja e një gjëndje të caktuar të ushqyeri të bimës është në funksion të pjellorisë kimike, fizike dhe biologjike të tokës, por edhe në varësi të mënyrave për të mbajtur në ekuilibër faktorë të ndryshëm të pjellorisë së integruar. Për një plehrim rracional këto considerata integrohen me ndërgjegje në fiziologjinë e të ushqyerit të agrumeve.

Në fakt është konstatuar se përdorimi jo rracional i makro dhe mikroelementëve shkakëtojnë alterime metabolike që manifestohen, për çdo element, me simptoma tipike të mungesë ose tepëricës së tyre.

Kjo problematikë, në dhjetë vjeçarët e fundit, është shumë e ndjeshme dhe në  azhdim po zëvëndësohet plotësishtë praktika tradizionale e plehrimit organik me atë mineral duke sjellë disekuilibre të të ushqyerit, veçanërishtë të dukshme për magnezin dhe mikroelementët e tjerë, përveç prodhimeve të realizuara shpesh cilësishtë të skaduara.

Nëqoftëse plehrimi mineral, i karakterizuar nga një lehtësi më e madhe shpërndarje dhe kostove më të ulta, ka dhënë rezultate pozitive, mbi të gjitha mbi origjinën e prodhimit, me reduktimin e përdorimit të plehrave cilësor organikë është ulur pjelloria integrale e tokës.

Efekte të tilla manifestohen, mbi të gjitha, në formën e asimilimit më të madh të elementëve ushqyes, në varësi të mineralizimit gradual të kompostove organike, të mbrojtjes së fosforit nga fenomeni i patretshmërisë në toka me karakteristika kimiko-fizike anormale dhe të mikroelementëve nëpërmjet fenomenit të fiksimit.

Plani i plehrimit
Në plehrimin e agrumeve është e nevojshme të proçedohet me një plan plehrimi, duke pasur parasysh, për sa është e mundur, faktorë të ndryshëm që influencojnë më shumë në thithjen dhe përdorimin e elementëve ushqyes.

Ka element , si psh fosfori, që mund te jenë lehtësishtë të menaxhushëm për mbajtjen e një ekuilibri dhe gjëndje të mjaftushme, sidomos nëqoftëse në fazën para-mbjelljes është kryer një plehrim bazë i përshtatshëm.

Elementë të tjerë, veçanërishtë azoti, që për natyrën e tyre kimike shpëlahen lehtësishtë dhe largohen në sasi të konsiderushme edhe nëpërmjet prodhimit, krasitjes etj., duhet të përdoren në dozat e duhura. Për një element të tillë mund të ndërhyhet edhe indirekt duke përmirësuar nivelin e lëndës organike në tokë.

Potasi dhe magnezi në toka ranore, me kapacitet të ulët shkëmbimi kationik, demostrojnë pothuajse të njëjtën sjellje si Azoti. Pregatitja e një plani plehrimi të integruar kërkon një vlerësim të kujdesshëm të sistemit tokë-bimë në kompleksitetin e tij.

Instrumentat e nevojshëm për të pasur një kuadër të plotë të gjëndjes së të ushqyerit të bimës mund të jenë të tipeve të ndryshme.

Një instrument klasik do të ishte analizat komplet të tokës në parametrat e saj fiziko-kimik, që na lejon shprehjen e një vlerësimi mbi gjëndjen e elementëve ushqyes për bimën, për zgjedhjen e sistemit të vaditjes dhe menaxhimit të terrenit.

Një instrument tjetër, i një rëndësie të veçantë, është analiza gjethore që, e interpretuar drejtë, na lejon të diagnostikojmë kushtet e mungesës ose tepëricës së elementëve ushqyes. Është verifikuar eksperimentalishtë se kur ka shmangie, për element ushqyes të veçantë, nga kushtet optimale, mund të kushtëzojë, për shkak të fenomenit të antagonizmit apo sinergjizmit, fatin e sjelljes së elementëve të tjerë.

Analizat e gjethes janë të domosdoshme edhe për të njohur ushqyerjen e bimës nga shërbimet e kryera sipas kushteve pedoklimatike dhe varietetit.

Për agrumet, si për të gjitha bimët shumëvjeçare, është e nevojshme të suportojmë të dhëna të caktuara analitike, që në disa realitete operative mund edhe të mos jenë të pranishme, me një vlerësim të kujdesshëm teknik e kompleks të argumentit ku mbahen parasysh : specia, varieteti, nënshartesa, mosha, distancat e mbjelljes, gjëndja  fitosanitare dhe vegjetative e bimës dhe teknikat kulturale të praktikuara.

Në këtë drejtim rëndësi e veçantë duhet të tregohet në drejtim të teknikave që influencojnë pjellorinë biologjike dhe regjimin hidrik të tokës. Është evidente se kompleksiteti i gjëndjes së fushës, me të cilën tekniku përballet, pothuajse përjashton çdo
lloj përgjithësimi mbi dozat e plehrimit, kohën dhe mënyrat e shpërndarjes.

Nevojat për lëndë ushqyese dhe humbja e tyre
Ndërhyrja me anë të plehrimit duhet të synojë rikthimin e lëndëve ushqyese që humbasin nëpërmjet : prodhimit dhe materialit të krasitjes. Në literaturë sillen të dhëna shumë të besushme për t’ju referuar.
Përveç kësaj duhet të vlerësojmë edhe kërkesat fiziologjike, si për prodhimin dhe vegjetacionin, tipike për specie me cikël shumëvjeçar, për të cilat llogaritjet e sakta janë shumë komplekse. Për humbjen e çdo elementi duhet të vlerësohen dhe llogariten dhe kuotat e asimiluara e të pa përdorura gjat zhvillimit vegjetativ të bimës. Kjo përqindje bëhet e mundur nga cikli i brëndshëm i bimës dhe zbritet në llogaritjen e kërkesave nga shuma e tre zërave të parë.

Paraqitja e të dhënave në tabelë përbën një tentativë për përmbledhjen e kërkesave të të ushqyerit të bimës së agrumes. Rezulton evidente se si vlerat e mësipërme janë subjekt ndryshimesh të dukshme që lidhen me kombinimin e faktorëve të shumtë të prodhimit. Zgjedhje të përshtatshme menaxhimi(koha e shpërndarjes së plehrave, tipi i tyre etj.) mund të kufizojnë dukshëm humbjen e elementëve ushqyes(nëpërmjet shpëlarjes, avullimit dhe fiksimit).

Llogaritet, në fakt, se përdorimi i plehrave mineral , në kushte të zakonshme kultivimi, vetëm 50-70% e azotit, 15-20 % e fosforit dhe 30-70% e potasit asimilohen nga bima.

Duhet thënë se mbeturinat bimore mund të favorizojnë në kthimin e elementëve të humbur për shkak të faktorëve që përshkruam.


Roli dhe mënyrat e shpërndarjes së elementëve ushqyes

Përgjithësishtë kërkesat e agrumeve për lëndë ushqyese në N, P, K plotësohen nëpërmjet ndërhyrjeve të nevojshme plehrimi, ndërsa, zakonishtë, për kalçiumin dhe squfurin, nuk parashikohen plehrime specifike sepse këta elementë janë mjaftushëm të pranishëm në tokë ose në plehrat e përbërë azotik, potasik e fosfatik.

Përsa i takon mikroelementëve marrin rëndësi të veçantë sidomos hekuri, bakri dhe zinku.
Azoti
Është më shumë i nevojshëm nga elementët e tjerë ushqyes duke rezultuar i domosdoshëm për zhvillimin dhe prodhimin e bimës.

Përdorimi i tij në nivele të larta mund të çojë në një zhvillim të bujshëm të bimës duke rritur numurin e frutave dhë ulur cilësinë e tyre, ngjyrim të vonuar, përkeqësim të karakteristikave të tulit dhe të lëkurës. Veçanërishtë tek limoni verifikohet një predispozicion më më i madh për t’u prekur nga malseko.

Nga ana tjetër mungesa e lëndëve ushqyese azotike shkakëton zhvillim të vonuar vegjetativ dhe kushtëzon negativishtë lulëzimin dhe rritjen e frutave. Mungesat shkakëtojnë, gjithashtu, çrregullime fiziologjike, provokojnë tek frutat ulje të përmbajtjes së sheqerit dhe të vitaminave C, rritjen e aciditetit dhe ngjyrim jo karakteristik. Mungesa e azotit mund të ketë efekte të dukshme negative nëqoftëse ndodh në fazën e fillimit të vegjetacionit, në rritje dhe gjat zmadhimit të frutave. Mungesat vihen re kryesishtë në rastet e streseve hidrike.

Azoti bën pjesë në planin e plehrimit vjetor si për vështirësitë e magazinimit të tij në tokë dhe për ndikimin e tij në sasinë dhe cilësinë e prodhimit. Është një element ushqyes që kërkohet nga bimë në sasi të mëdha, i diferencuar sipas varietetit. Limoni ka kërkesa më të mëdha sepse ka një numur më të madh lulëzimi vjetor, i ndjkeur nga bergamoto, mandarina dhe portokallja.
Në agrume azoti, i menaxhuar me vështirësi për shkak të lëvizshmërisë së lartë në solucionin toksor, karakterizohet nga një cikël i brëndshëm që lidhet me ndryshimin sipas stinëve. Ky element në periudhën verë-vjeshtë, pasi ka plotësuar kërkesat fiziologjike e produktive, grumbullohet kryesishtë në gjethe, për t’u rimobilizuar përsëri në pranverë, para se rrënjët të hyjnë në funksion të plotë .

Qarkullimi i azotit në brëndësi të bimës influencohet shumë nga mosha e bimës. Në fazën e rritjes përqindja e dozave të përdorura është e madhe për shkak të intensitetit të rritjes vegjetative, ndërsa bimët e rritura karakterizohen nga një cikël akoma më konsistent.

Në fillim të vegjetacionit kontributi i ciklit të brëndshëm të qarkullimit të azotit shkon në rreth 70 % të nevojave totale të bimës, por, në fund të fundit, për të shmangur tej përdorimin e rezervave, do të duhej të fillonim plehrimet e para në fund të dimrit – fillim pranvere(fillim shkurti-mars), duke vazhduar me dozën e dytë në fund të korrikut, veçanërishtë në terrene ranore.

Me përdorimin e plehrimit të lëngshëm, kryesishtë në format e vaditjes me pika, mundësohet përdorimi i më shumë dozave në sasi më të vogla. Përdorimi i dozave në mënyrë empirike ose rrezikohen nga shpëlarjet ose mund të shkakëtojnë rënie të frutave dhe rilulëzim të pa dëshëruar të bimës.

Për kultivarët e vonë nuk këshillohen plehrimeazotike të tepëruara para kohës së vjeljes së frutave. Në agrumishtet e reja plehrat azotike përdoren të paktën tre herë në pranverë – verë në funksion të zhvillimit të tyre.

Fosfori
Ndikon pozitivishtë mbi produktivitetin e bimës dhe mbi të gjitha mbi cilësinë e frutave. Në pjesën më të madhe gjëndet i përqëndruar në rrënjë nga ku lëviz drejt organeve të formuara rishtas në pranverë. I

nfluenca e fosforit mbi cilësinë e prodhimit tek portokallja, mandarina dhe pompelmi është gjithmonë pozitive sepse shpejton pjekjen, rrit përmbajtjen e sheqerit dhe ul aciditetin e frutit, duke rregulluar madhësinë dhe spesorin e lëkurës.

Përveç kësaj frutat demostrojnë gypa kapilarë të mbyllura mirë dhe një konsistencë më të madhe. Përkundrazi nivele të larta të plehrave fosfatike ndikojnë negativishtë mbi cilësinë e acidit citrik të frutit, duke shkakëtuar përkeqësim të cilësisë. Fosfori, gjithashtu, rregullon metabolizmin e elementëve të tjerë ushqyes.

Nëqoftëse sasia e P e pranishme në gjethe është e lartë, thithja e azotit ulet dhe për pasojë mund të verifikohen fenomene të mungesës së hekurit dhe zinkut. Mungesat e fosforit nuk është e lehtë të zgjidhen sepse, ndryshe nga azoti, është më pak i lëvizshëm në solucionin toksor.

Në agrume të kultivuara në toka gëlqerore fosfori bëhet i patretshëm për shkak të përmbajtjes së kalçiumit dhe plehrimet fosfatike rezultojnë jo efikase. Është praktikë e mirë të ndërhyhet në terrene të varfëra me plehrime fosfatike nëpërmjet plehrimit bazë.

Së fundi është shumë e dobishme sigurimi i këtij elementi nëpërmjet plehrimit organik që garanton mbrojtje të fosforit nga fenomeni i patretshmërisë që verifikohet në terrene me përmbajtje të lartë gëlqere aktikve.

Potasi
Është element që në agrume ka humbje të mëdha sidomos nëpërmjet prodhimit. Mungesa e potasit evidentohet kryesishtë në gjethet e vjetra që bëhen të verdha në të bronxtë dhe kanë tendencën e përkuljes përgjat nervaturës. Limoni dhe agrumet janë më të ndjeshme ndaj mungesës së potasit.

Shtimi i të ushqyerit potasik rrit cilësinë e frutit, por njëkohësishtë ul përmbajtjen në acide. Në rast mungesash përkeqësimi i cilësisë shoqërohet dhe me pjekje të vonë dhe tek portokallja me një përqindje të lartë plasaritje të lëkurës dhe pak lëng në fruta.

Për potasin është vërtetuar se ka një konsum të lartë nga bima në fund të lulëzimit dhe pjekjes së frutave. Ky element lëviz me vështirësi në solucionin toksor dhe veçanërishtë në toka të lehta e ranore vështirë se mund të bëhet objekt shpëlarje. Thithja e tij nga ana e bimës influencohet pozitivishtrë nga temperatura dhe nga një gjëndje e mirë hidrike në tokë.

Periudha para rastisjes së rreshjeve është më e mira për shpërndarjen e plehrave potasike dhe fosfatike. Potasi ka një përqëndrim të lartë në gjethe : në rastet kur përmbajtja e tij është jashtë parametrave normal me reflekse negative mbi gjëndjen vegetativo-produktive dhe ekuilibrin e të ushqyerit të bimës.

Tepëricat e tij shkakëtojnë reduktim të thithjes së magnezit. Mungesa e potasit mund të çojë në rikthim të pa mjaftushëm të gjëndjes normale në terrene jo të përshtatshme, në çrregullime të funksioneve të kompleksit argjilo-lymor ose në fenomene të antagonizmave të ushtruara nga gëlqerja, që reduktojnë thithjen e tij nga sistemi rrënjor.

Në plehrimin vjetor duhet të kemi parasysh, përveç nivelit të magnezit në gjethe, edhe natyrën e terrenit, përmbajtjen e potasit në të dhe objektivat e realizimit të prodhimit.

Përmirësimi i gjëndjes së mungesave nëpërmjet ndërhyrjeve në tokë me sulfat potasi kërkon kohë përgjithësishtë të gjatë, mbi të gjitha në toka argjilore dhe gëlqerore. Rezultojnë më efiçente plehrimet gjethore.

Magnezi
Prej shumë vitesh ka filluar të konsiderohet në programin e plehrimit të agrumeve, sepse mungesat janë shumë të  përhapura, mbi të gjitha për kultivarët e portokalles.

Simptomat që manifestohen më shumë për mungesën e magnezit verifikohen në vjeshtë në gjethet e vjetra, ku evidentohen njolla të gjelbëra në formë trekëndshi, ndërsa pjesët anësore të gjethes kanë ngjyrë të verdhë në të bronxtë.

Këto simptoma ndiqen nga rënie e theksuar gjethesh dhe shënja tharje.

Plehrimi gjethor
Midis ndërhyrjeve të të ushqyerit të bimës plehrimet gjethore janë gjërësishtë të përdorura në agrumikulturë për lehtësinë e madhe të gjetheve për thithje, transportimin dhe metabolizimin e pjesës më të madhe të elementëve ushqyes.

Plehrimi gjethor është konsideruar deri tani si integrim me plehrimin tradicional dhe jo alternativ. Në agrumikulturë ka evidenca për rezultate mjaft të mira të realizuara vetëm me plehrim gjethor.

Për plehrim gjethor përdoren veçanërishtë plehrat me përmbajtje magnezi dhe disa mikroelementë të tjerë(zinku, manganezi) me përjashtim të hekurit.

Secili nga këta elementë, në raport me mungesat, përdoret kur gjethet janë plotësishtë të zhvilluara(fund maji) dhe në rast mungesash të theksuara edhe gjat verës.

Është një praktikë e mirë kulturale ndërhyrja, çdo vit në fazën e rritjes së frutave, me plehrime gjethore në të cilat është i pranishëm azoti(ure 0,5 %) dhe në rast mungesash edhe elementë të tjerë.

Për trajtimin e mungesave të potasit mund të ndërhyjmë me plehrim gjethor me nitrat potasi 3-5 %. Për kurimin e mungesave të magnezit veçanërishtë të dobishëm paraqiten plehrimet gjethore me nitrat magnezi 1 %.

Mund të përdorim sulfatin e zinkut 0,6 % me karbonatin e natriumit 0,3 % për kurimin e mugesave të zinkut, ndërsa për mungesat e  manganezit përdoret sulfati i manganezit 0,3 % me karbonatin e natriumit 0,15 %.

Të ushqyerit magnezik mund të realizohet edhe nëpërmjet plehrimeve organike. Për kurimin e mungesave mund të shfrytëzojmë plehrimet e tokës me sulfat magnezi ose plehrimet gjethore.

Hekuri, zinku dhe manganezi
Simptomat e dukshme të mungesës së hekurit në gjethe janë zverdhjet e nervaturës. Frutat janë ngjyrë e verdhë e zbehtë që në fazat e para të zhvillimit dhe ngelen të vogla.

Mungesat e hekurit vihen re, kryesishtë, në toka gëlqerore dhe të rënda dhe mund të evitohen me anë të plehrimeve të tokës me plehra granular me përmbajtje hekuri(100-300 gr/bimë).

Mungesat e zinkut janë të shpeshta. Mandarina dhe portokallja janë më të ndjeshme se speciet e tjera. Simptomat më të dukshme janë : zona klorotike në gjethe, dëndësi më e madhe ndërnyjesh në degët e reja, reduktim i dimensioneve të gjetheve dhe tharje e kurorës së bimës.

Përmbajtja e ulët e këtij elementi, alkaliniteti, lagështia e madhe në tokë, tepërimi i përdorimit të plehrave fosfatike dhe azotike janë shkakëtarët kryesor të mungesave të zinkut në tokë.

Bimët, në këto kushte, prodhojnë pak, me fruta të vogla me ngjyrë të verdhë të hapur, pak të lëngshme, pa shije dhe me pjekje të parakohëshme.

Mungesa e manganezit, rastisur si në terrene alluvionale dhe në ato ranore, manifestohet me një ç’ngjyrim të gjetheve me njolla të verdha në të zbehtë përgjat nervaturave kryesore, që, në rast të mbizotërimit të kësaj situate, shënjat mbizotërojnë mbi të gjithë sipërfaqen e gjethes.

Në të shumtën e rasteve mungesa e manganezit shoqërohet dhe me mungesë të zinkut. Mund të theksojmë se në pjesën më të madhe të rasteve mungesa e mikroelementëve i atribuohet një përqasje shumë sipërfaqësore në realizimin e planit të plehrimit në një fazë shumë delikate si ajo para-mbjelljes.

Në këtë sens, në këtë fazë, një plehrim i bollshëm është në gjëndje të reduktojë dukshëm problematikat e të ushqyerit, menaxhimi i të cilave vështirësohet kur agrumet hyjnë në fazën e plotë të prodhimit.


Diagnostikimi gjethor
Në paragrafet më sipër kemi theksuar mundësitë e evidentimit pamor të mungesave të elementëve ushqyes, kryesishtë nëpërmjet simptomave të ndryshme.

Por është e rëndësishme të nënëvizohet se kur këto mungesa manifestohen, sidomos në forma të rënda dhe të përhapura në agrumishte, dëmi tashmë është pothuajse i paracaktuar.

Një instrument shumë i dobishëm për evidentimin në kohë të mungesave të lëndëve ushqyese është diagnostikimi gjethor që mund të kontribuojë në hartimin e një plani plehrimi të përshtatshëm dhe racional, duke dhënë infromacionin e duhur mbi gjëndjen e të ushqyerit të një kulture.

Në gjethet e agrumeve, në fakt, ndodhin procese të rëndësishme fiziologjike(organikimi I karbonit, frymëmarrja etj.), por, si në të gjitha specie me gjelbërim gjithvjetor, edhe depozitimi i substancave minerale dhe të karbohidrateve.

Për pasojë, në një periudhë të caktuar të zhvillimit të tyre, duke përdorur teknika preçize të marrjes së kampioneve dhe analizave, të dhënat mund të na japin një përgjigje pranushme mbi gjëndjen e të ushqyerit të bimëve.

Përmbajtja në gjethe e lëndëve ushqyese varet nga shume faktorë si : mosha, tipi dhe pozicioni i gjethes që merret për kampion, kombinimi shartesë-nënshartesë, gjëndja e lëndëve ushqyese në tokë, prodhimi, gjëndja fitosanitare etj.

Interpretimi i analizave gjethore realizohet duke krahasuar rezultatet e marra me vlerat gjethore standart për çdo element, që i korespondojnë një klase të të ushqyeri të përcaktuar mirë. Le të analizojmë shkurtimishtë kuptimin e niveleve të ndryshme të të  ushqyerit të bimës.

Plehrimi në agrumishte bio
Agrumekultura biologjike është bërë, vitet e fundit, një realitet produktiv shumë i rëndësishëm, me një vëmëndje në rritje të të gjithë aktorëve të zinxhirit prodhues dhe konsumatorit dhe për ruajtjen e ambjentit.

Në këtë rast synohet arritja e një ekuilibri të plotë të agroekosisitemit në mënyrë të tillë që të paksojmë hyrjen e këtyre produkteve nga jashtë.

Në këtë  kontekst ruajtjen dhe shtimin e pjellorisë tokës duhet t’ja besojmë plehrimit të gjelbër dhe organik. Kur aplikime të këtyre kritereve nuk mjaftojnë për arritjen e këtij qëllimi do të pranojmë përdorimin e kufizuar të plehrave kimike të lejuara nga përcaktimet ligjore.

Konkretishtë fermat që kultivojnë agrumishte biologjike duhet të jenë të specializuara në këtë drejtim. Përveç kësaj, në të tilla realitete bujqësore, menaxhimi i pjellorisë tokës bëhet problematike për shkak të kushteve klimatike të cilët rrisin shkallën e mineralizimit të lëndës organike në tokë.

Në këto kushte duhet të rivlerësojmë fuqishëm bashkëshoqërimin e agrumeve me kultura barishtore. Këto, sipas rasteve, mund të destinohen për një apo më shumë funksione si për garantimin e mbetjeve organike dhe elementëve ushqyes nëpërmjet përmbysjes (azoti për leguminozet), reduktimin e fenomenit të erozionit, ose humbjen e elementëve ushqyes për shkak të shpëlarjes.

Këto bashkëshoqërime agrume/bimë barishtore mund të jenë specie të mbjella ose vegjetacion spontan, zhvillimi i të cilave favorizohet në periudhën vjeshtë-pranverë, me menaxhim korrje ose punime në varësi të kushteve pedoklimatike.

Në të gjitha rastet është i nevojshëm kontrolli gjat periudhës së verës kur gjëndja hidrike bëhet faktor kufizues dhekonkurenca për këtë parametër të rëdnësishëm mund të reflektojë negativishtë mbi sasinë dhe cilësinë e prodhimit.

Përveç këtyre duhet të synojmë vlerësimin e të gjitha mbetjeve të kultivmit dhe biomasës së pranishme. Është, ndërkaq, e këshillushme përdorimi i mbetjeve të krasitjes si për mulçirim dhe me përmbysje në tokë, e pregatitur paraprakishtë për të garantuar një shpërbërje mikrobike të shpejtë dhe efikase.

Plani i plehrimit
Dyzet njësi N dhe 20 njësi K2O për bimë të shpërndara nën kurorë. Këshillohet që plehrat azotike të përdoren në dy doza duke përdorur nitrat amoni : në Pranverë para punimit dhe në Korrik.

Potasi, në formë sulfati, është shpërndarë më parë në Dhjetor. Gjat muajit Maj këshillohet një plehrim gjethor me 0,5 % ure, sulfat zinku 0,15 % dhe sulfat manganezi 0,15 %.
Specialist
Dr Zaim Veshaj
Agr Lida Lazaj