Reklame:

Si duhet krasitur pema e ullirit?

Degët e pemës së ullirit duhen krasitur në mënyrë që pema të prodhojë më shumë ullinj.
Për këtë përdoren gërshërë për krasitje të cilat dizinfektohen paraprakisht në mënyrë që të mos i transmetohet pemës ndonjë sëmundje. Ulliri kërkon shumë diell.

Dhe sa më tepër që të krasitet, aq më i madh do të jetë prodhimi i tij në vitin në vazhdim.
Krasitja fillon me pjesën e poshtme për të hequr degët e tepërta, pastaj vazhdohet me pjesën qëndrore dhe në fund me pjesën e sipërme të pemës.
Në këtë mënyrë krijohen hapësirat e nevojshme për të lejuar depërtimin e diellit në brëndësi të pemës së ullirit.
Në pjesën e sipërme priten degët e vogla që dalin sipër pemës dhe vitin në vazhdim do të vijë prodhimi i luleve.

Është mirë që krasitja të bëhet një vitë përpara në mënyrë që prodhimi të vijë në vitin tjetër.
Pema e ullirit mund të përdoret edhe si pemë zbukurimi, por ai do të preferonte të përdorej njëkohësisht edhe për prodhimin e ullinjve.

Llojet e krasitjes.

Ne varësi te moshës se pemës dhe qëllimit për te cilin bëhen, krasitjet klasifikohen:

Krasitja formuese. Zbatohet ne periudhën e rinise ose te rritjes vegjetative të pemëve, dhe ka për qellim te drejtoje rritjen e pjesëve te ndryshme te pemës drejt formimit te kurorës së dëshiruar, te rivendosë ekuilibrin midis sistemit rrënjor dhe mbitokësor, qe është prishur gjate shkuljes se fidanëve, si dhe te shpejtoje futjen e pemëve ne prodhim, duke ndihmuar te arrihet sa me shpejt që është e mundur ekuilibri fiziologjik midis lendeve te papërpunuara te thithura nga rrënjët dhe produkteve te fotosintezës nga gjethet, me qëllim që të përshpejtojë formimin e degëzave prodhuese, luleve dhe frutave.

Krasitja prodhuese. Kryhet pasi pema ka hyrë në prodhim. Ka për qellim të ruajë ekuilibrin fiziologjik të pemës dhe te pjesëve te ndryshme te saj, të zgjasë periudhën e prodhimtarisë, t ëruajë formën qe i është dhënë pemës në krasitjen formuese dhe të siguroje ajrim dhe ndriçim te mire, duke hequr në kohen dhe masën e duhur organet prodhuese dhe jo prodhuese të panevojshme.

Krasitja ripërtëritëse. Konsiston në krasitjen e rëndë te pemëve që kane filluar të dobësohen, të thahen dhe të ulin prodhimin. Në këtë rast hiqen degët skeletore të pemës, t ëcilat sipas masës se ripërtëritjes mund të jenë degët e treta, të dyta, të para ose dhe krejt trungu mbi pjesën e shartuar. Ripërtëritja e pemëve te vjetra është më e efektshme, kur ajo bëhet në shume pika të pemës dhe me prerje të lehta, se sa kur behet me prerje të renda dhe në pak pika te kurorës.

Krasitja riformuese. Bëhet atëherë kur pema nuk është krasitur për shume kohe ose janë bërë gabime ne krasitjen formuese. Ne këtë rast bëhen prerje te renda për te larguar degët qe japin çrregullime ne formën e kurorës. Për te mos pakësuar prodhimin, degët e papërshtatshme nuk hiqen brenda një viti, por gradualisht për një periudhë 2-3vjecare.

Cfarë na duhet?

Për krasitje na nevojiten:

– gërshërë krasitje, motosharrë, sharrë; të cilat dezinfektohen paraprakisht me tretësirë gurkali të pastër me përqëndrim 5%; përpara fillimit të punës dhe kur kalohet nga një pemë tek tjetra, në mënyrë që të mos transmetohen sëmundjet.

– pastë gëlqere/ gur kali me përqëndrim 3-5%; këto për të dezinfektuar vendet ku janë bërë prerjet, sidomos kur kanë qenë degë të mëdha. Kjo është si pastë që eleminon transmetimin e sëmundjeve por dhe e mbron vendin nga ngricat.

!!! Në rast se një pemë është e infektuar me kancerin e ullirit, degët e krasitura duhet të digjen.