Reklame:

Rendesia e mineraleve ne ushqimet e koncentruara

Mineralet janë përbërës të rëndësishem dhe të domosdoshëm për mirëmbajtjen e shëndetit të organizmit të kafshëve. Mineralet tek përzirjet e koncentruara jepen nëpërmjet premiksave varësisht nga qëllimi i prodhimtarisë dhe lloji i kafshëve.

Kalciumi dhe Fosfori – janë makromineralet më të rëndësishme sidomos për kafshë e reja, ato rishtas të pjellura dhe për kafshët qumështore. Këto minerale janë bazë për ndërtimin e eshtrave dhe dhëmbëve të kafshët.
Kalciumi është I domosdoshëm dhe I rëndësishem që ndikon në zhvillimin e muskujve në aktivizimin e disa fermenteve dhe ndikon në farmakodinamizmin metabolic.
Fosfori ka rëndësi të madhe biologjike. Një pjesë e konsiderueshme e fosforit te kafshet gjendet në eshtra por edhe në inde. Gjithashtu fosfori luan edhe rolin e metabolitit të karbohidrateve, yndyrerave, albumineve dhe shume fermenteve.
Mungesa e fosforit apo raporti jo i volitshëm ndaj Kalciumit ndikon në zvoglimin e marrjes së ushqimit nga kafshët, çrregullimi metabolic dhe si rrezultat I kesaj pasojat janë në rritjen dhe prodhimtarinë e qumështit te lopët.
Nevoja e organizimit të kafshës me Kalcium dhe Fosfor janë të lidhura dhe të domosdoshme dhe organizimi në mungesë të këtyre elementeve në ushqim shpejt reagon dhe bënë shfrytëzimin e tyre nga eshtrat dhe organet

Pasojat e mungesës së Kalciumit dhe Fosforit në organizimin e kafshës

Mungesa e kalciumi dhe fosforit në ushqimin e kafshëve për pasojë ka se kafsha ka eshtrat e buta dhe lajmërohet rakitisi, dhe me këtë rast kemi shtrirjen e kafshëve para ose pas pjelljes, abortimin e frytit apo lindja e viçit të dobët apo të ngordhur.
Mungesa e këtyre elementeve, parasegjithash e Fosforit ndikon në lajmërimin e gërqeve – shtangimeve te muskujt e kafshës dhe mund të sjellë edhe deri te zvoglimi I aftësisë productive dhe reproductive(zhvillimi dhe rritja e dobët e viçave, shfrytëzimi I dobët I ushqimit – humja e oreksit, zvoglimi I prodhimtarisë së qumështit etj).
Prandaj nga kjo konkludojmë se bazë fundamentale e furnizimit të organizmit me këto elemente është ushqimi I cili varet nga: lloji I ushqimit voluminoz dhe të koncentruar, toka ku kultivohet bima, koha e vjeljes – kositjes konkretisht staid I vegjetacionit, kushtet klimato – meterologjike(të reshurat, thatësirat) etj.

Shfrytëzimin e Kalciumit dhe Fosforit në organizëm e mundëson vitamina D dhe rrezet e diellit.
Në realitet kullosa e mire dhe bari për ripërtypësit në masë të mjaftueshme I plotëson nevojat me Fosfor dhe Kalium. Mirëpo kjo përbërje nuk është stabile ngase për shkak të thatësirave dhe reshejeve të mëdha mund të vije deri te zvoglimi përkatësisht shpërlarja e tokës me këto elemente që ndikon në përbërjen e bimës e sidomos të fosforit.
Kafshët që ushqehen me bare, kashtë, tallë, etj që dobët janë të furnizuara me calcium edhe aq më dobët me fosfor duhet pasur parasysh plotësimin me këto elemente. Me përbërjen e fosforit shpesh janë të dobëta livadhet natyrale, kultivimi, I dobët I kulturave etj. Sidomos është shprehur mungesa e këtyre elementeve në të ushqyerit dimëror të gjedheve në rritjen ekstenzive, kurse pasojat ndihen në mungesë e prodhimtarisë së qumështit dhe aftësinë reproductive.