Reklame:

Dimerimi i bleteve!

Bletët kanë të  zhvilluar një mekanizëm të shkëlqyeshëm për mbrojtëje nga të ftohtit.  Me uljen e temperaturave, bletët mblidhën dhe e formojnë  tufën per dimërim dhe e ruajnë temperaturën  në hapësirën vitale të kosherës. Bletët mblidhën dhe e formojnë tufën kur temperatura  në koshere bie në 10°C. Tufën e bletëve mund ta konsiderojmë si një organizëm specifik, i cili është i aftë  ta rregullojë dhe ta mbajë temperaturën brenda masës së vet. Gjendja fiziologjike e bletëve të cilat dimërojnë, e posaqërisht i atyre që kanë lindur më vonë është e përshtatur dimrimit.

Për dallim nga bletët verore, ato, bletët dimërore, kanë masën  yndyrore dhe  konstrukcionin trupor  më mirë të zhvilluar. Në to  grumbullohen sasi më të mëdha të yndyrërave dhe albumineve. Përqindja  e materijeve të thata  në trupin e tyre është më e madhe, sepse kanë sasi më të madhe të materijeve ushqyese, kurse sasia e gjithëmbarshme e ujit në to është më e vogël. Të gjitha këto janë të rëndësishme për përshtatjen e bletëve për dimër, sikur edhe tek gjallesat e tjera, që kanë gjak të ftohtë, të cilave niveli bazë i metabulizmit ndikon që të konsumojnë ushqim më pak me rënjen e temperaturës në 10 °C.

Në këtë kohë konsumimi i ushqimit  është më i ulët. Që të zhvillohet jeta normale bletët duhet të kenë ushqim dhe oksigjen të mjaftueshëm. Në këtë mënyrë  krijohen  kushtet që tufa  të ketë ushqimin pranë  dhe ushqimin ta marrë  sa më lehtë, dhe ta lirojë dioksid karbonin.   Bletët të tubuara në tufë  i kalojnë disa muaj në qetësi dhe thuaja se nuk kanë  kurrfarë  aktiviteti. Në zgjua nuk ka larva dhe mbarësim, kështu që prodhojnë aq ngrohje  sa u duhet për mbajtjën  e temperaturës së jetës. Ato nuk hargjojnë ushqim për ta ngrohur hapsirën e tepërt. Koha gjatë dimrit kërkon qetësi të plotë në bletishte, kurse blatarit i jep kohë që të rezymojë  punën e vetë gjatë sezonit të kaluar, të analizojë sukseset dhe dështimet e veta gjatë punës.  Me rëndësi është të dimë se bletët i përshtatën pa ndonjë problem ndryshimeve të temperaturës. Kështu që energjia e nevojshme (hargjimi i ushqimit) në nivelin e temperaturave +10 gjer në -10°C thuaja se është e njejtë. Krijimi i ngrohjes  brenda tufës  bëhet aq sa është e nevojshme që të ngrohet tufa në masë të 7°C. Këtë rend të mbajtjes së temperaturës bletët e krijojnë me mekanizmin e vet  të ngjeshjes së bletëve mes vete. Kjo ngjeshje e bletëve ndikon edhe në volumin e tufës.

Të gjitha këto bëjnë me dije se tufa  po lufton me temperaturat në mënyrë të suksesshme dhe se do ta kalojë dimrin pa ndonjë problem të madh, duke e rregulluar ngrohjen  brenda vetës, me çka e rrit lagështinë në koshere. Rritja e nivelit të lagështisë në koshere,  ulë edhe temperaturën në koshere, ku gjendet tufa e bletëve, dhe rrit edhe më nivelin e lagështisë në koshere.

kosheret e bleteve
kosheret e bleteve

Të gjitha këto procese rrisin nevojen e konsumimit më të madh të ushqimit  e që edhe kjo rrit më tej lagështinë në zgjua, çka zakonisht sjell dëme vdekjeprurëse në zgjua nëse nuk është rregulluar ventilimi në mënyrë të mirë. (një vrimë në tavanin e kosherës përmes së cilës do të largohet ajri i nxehtë).

Gjithashtu mungesa e kësaj vrime paraqet  edhe vetinë  negative që sjell rritjen e temperaturës në tufë e që si pasojë ka fillimin e lëshuarjës së vezëve nga ana e mëmës së bletëve. Rritja e temperatures në koshere e ka për pasojë, mëma e bletëve  fillon lëshimin e vezëve para kohe. Lëshuarja e hershme e vezëve nga mëma  sjell rrezikshmëri të lartë për zgjoin.

Prandaj si përfundim në lidhje me këtë çështje nuk mund të jepet një rregull i cili do të aplikohej tek të gjitha llojet dhe tipet e koshereve, por veprimet duhet ndërmarrë  dhe t`i përshtatemi  sipas  lloit dhe tipit  të koshereve si dhe duke i analizuar faktorët e rëndësishëm siq janë: kosherja dhe hapësira brenda saj, raporti i kosherës me rrethin (ventilimi) e që ka të bëjë  me përzgjedhjen e lokacionit ku është vendosur bletishtja.