Reklame:

Krijohet kadastra e pyjeve dhe planeve te menaxhimit!

Projekti i Shërbimeve Mjedisore mbështetur nga Banka Botërore ka ndihmuar të regjistrohen në 18 bashki të vendit rreth 300 mijë hektarë pyje dhe kullota, të rigjenerohen 5.893 ha pyje dhe prej tij kanë përfituar grante 2170 fermerë.

Ky projekt po realizon për herë të parë një sistem informacioni që do të ofrojë të dhëna për inventarin kombëtar, ose kadastrën e pyjeve dhe planet e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave, që synon të ndihmojë komunitetet rurale për rigjenerimin e pyjeve dhe përdorimin eficient të këtij fondi, për rritjen e të ardhurave në ekonomitë familjare.

Mbështetur në të dhënat aktuale rezulton se zbatimi i këtij projekti ka arritur të krijojë informacion të monitorimit për llojet e pyjeve sipas klasifikimit europian për mbi 5 mijë e 500 ha pyje.

Ndërkohë që në 4 bashki të vendit janë përgatitur planet e menaxhimit që mbulojnë 114 mijë ha pyje.