Reklame:

Misteri i Ishullit te Pashkeve Moai zgjidhet perfundimisht – Ja perse perdoreshin monolitet gjigande

Ishulli i Pashkëve në Polinezia është i famshëm për figurat e tij misterioze të gdhendura dhe të njohura si Moai, për të cilët banorët autokton Rapanui besuan se ndihmuan në rritjen e ushqimit në tokë. Tani analiza e re e gurores ku u krijuan më shumë se 90 përqind e monolitëve mendohet se ka qenë e saktë.

Në një studim pesë-vjeçar të dy monumenteve të Moai në qendër të Rano Raruko, ekspertë të UCLA zbuluan se vetë procesi i gdhendjes, i cili u zhvillua gjatë shekujve 13-16, e ktheu guroren në një oaz bujqësor.

Analiza e kimikateve në tokën përreth Moai zbuloi se toka ishte shumë më pjellore se kudo tjetër në ishullin Polinezian.

“Gërmimet tona zgjerojnë këndvështrimin tonë për Moain dhe na inkurajon të kuptojmë se asgjë, sado e dukshme të jetë nuk është kurrë saktësisht siç duket. Unë mendoj se analiza jonë e re humanizon procesin e prodhimit të Moai”, tha Dr Van Tilburg i cili është një nga studiuesit.

Testimi i gjerë kimik i tokës rreth statujave zbuloi praninë e kalciumit dhe fosforit të cilat janë kimikatet kryesore për rritjen e bimëve.

Statujat e testuara ishin varrosur thuajse plotësisht nga toka dhe janë gjetur ndërmjet viteve 1510 dhe 1645.(scan)