Java nisi me reshje shiu të herëpashershme dhe në majat e maleve në veri e verilindje pati edhe reshje bore orët e fundit.
Sipas te dhenave te Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, prej pasdites së të hënës, reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin, për t`ja lënë vendin kthjellimeve.
Në zona të izoluara malore, gjatë së enjtes e së premtes parashikohet borë e dobët.
Kjo situatë, do të pasohet nga rënie graduale e temperaturave, që do të kulmojnë të premten. Duhet patur kujdes në zonat malore nga ngricat.
Era e vrullshme, do të jetë e pranishme gjatë së hënës në zonat bregdetare dhe në alpe me drejtim kryesor nga veriperëndimi.
Më tej, era do të ketë drejtim juglindje e veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdetin jugor.