Reklame:

Bllokohen 10 mije lodra me permbajtje te rrezikshme kimike!

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka bllokuar 10 mijë lodra për fëmijë pasi nga analizat e bëra në Itali kanë rezultuar me përmbajtje kimike më të lartë se norma e përcaktuar nga Bashkimi Europian, ishin të pamarkuara CE dhe me mungesë të dokumentacionit teknik, të kërkuar sipas legjislacionit në fuqi.

Kreu i këtij Institucioni, Lavdrim Sahitaj ka bërë me dije pasi janë marrë disa mostra të lodrave që ishin nxjerrë në shitje në tregun shqiptar ka rezultuar se kanw elementë kimikë me rrezik të lartë për shëndetin e fëmijëve, ku përfshihen disa kategori të ftalateve, boronit dhe elementëve të tjerë të ndaluar kimikë në këto produkte. Në deklaratën që ka pasur për mediat, ai u ka bërë thirrje prindërve që të kenë kujdes.

” Janë 10,000 produkte që janë bllokuar në pjesën e parë të muajit dhjetor. Ju kërkojmë importuesve dhe gjithë linjës së tregtimit të produkteve lodra, të bëjnë kujdes në produktet, që ata tregtojnë për konsumatorët, të cilat duhet të jenë në përputhje me legjislacionin për mbikëqyrjen e tregut, si edhe të tërheqin nga tregu produktet për të cilat ISHMT ka vendosur masën e ndalimit të përhershëm dhe janë njoftuar zyrtarisht si produkte të rrezikshme.

Kemi bërë një sërë analizash certifikuara Itali, pas marrjes së mostrave të dala në tregun tonë dhe rezulton që pjesa më e madhe e tyre me probleme kimike, jashtë normës për t’u tregtuar me shumicë dhe pakicë. Prindërit që kanë vendosur të blejnë lodra për fëmijët, duhet të kenë kujdes pasi janë me rrezik shumë të lartë kimik dhe fizik. Kam parasysh lodrat që thyhen, gëlltiten, që kanë elementë kimik toksik jashtë çdo norme të lejuara”, tha Sahitaj.

Gjithashtu ai ka dhwnw kwshilla pwr identifikimin e kollajshwm tw lodrave qw janw nw pwrputhje me standartet europiane. Sipas, z.Sahitaj çdo lodër duhet të ketë markimin CE të bashkimit Europian, në brendësi të saj dhe jo vetëm në paketim.

“Qytetetarëve për lehtësi iu këshilloj që para se të blenë një produkt, duhet të verifikojnë markimin CE brenda lodrës dhe jo jashtë, që do të thotë në paketim. Sepse ndodh që CE është në ambalazh, por nuk është në lodrën përkatëse”, përfundoi Sahitaj.