Reklame:

Mashtrimet me etiketat e ushqimeve – Kompania Britanike terheq nga raftet djathin Vegan!

Sipas një gjykimi të Gjykatës së BE-së, emri nuk mund të përdoret nëse nuk keni dokumentacionin e origjines se produktit “Dop”. Kompania pranoi kërkesën italiane dhe ndryshoi emrin.

Etiketa në kavanozin e qelqit mbartte fjalën ”grated italian style Parmesans” por vendi i prodhimit i treguar në anën e pasme menjëherë u shfaq shumë larg nga zona e origjinës e parashikuar nga specifikimi i PDO: Handmade in London – ” punuar me dorë në Londër ”.

Këto janë elementët që i kanë lejuar Konsorciumit Parmigiano Reggiano të identifikojë një rast të shkeljes së PDO dhe të ndërhyjë për të tërhequr produktin nga tregu. Pas kësaj ndërhyrjeje, ndërmarrja angleze pranoi menjëherë kërkesat e Konsorciumit duke zëvendësuar emrin në produkt në etiketë, duke eleminuar çdo referencë për PDO. Produkti në fjalë u zbulua në ditët para festave të Krishtlindjeve në raftet e departamentit Selfridges – një nga tempujt e blerjeve në Londër. Ka mbi 2 mijë inspektime që Konsorciumi Parmigiano Reggiano operon çdo vit në sa më shumë pika shitje të shpërndara në 61 qytete në 27 vende të huaja për të identifikuar rastet e falsifikimit të mundshëm të produktit PDO.

Në këtë rast, prodhuesi përdori padrejtësisht një variant të termin parmesan për të krijuar fjalën lojë ” Parmesans ”, domethënë ” pa – parmesan ”. Produkti ishte një version vegan i djathit dhe ishte bërë nga një përzierje e djathrave, maja ushqyese, kripë himalaja, hudhër dhe vaj tartufi. Por siç përcaktohet në vitin 2008 nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, vetëm djathi Parmigiano Reggiano Dop mund të shitet me emrin “parmesan” brenda BE.

http://www.agrifoodtoday.it/filiera/parmigiano-vegan-regno-unito.html