Reklame:

Çaji i angjinares, perfitime te medha per shendetin

Gjethet që rriten përgjatë kërcellit të saj, janë ato që thahen për të prodhuar çajin e angjinares.
Ky çaj bimor ka një shije të ngjashme me bohçen e angjinares, dhe ndihmon për të ulur kolesterolin dhe presionin e lartë të gjakut por jo vetëm.
Kur ju konsumoni çajin e gjetheve të angjinares, keni pëftuar folate, vitaminën A, B1 e C, minerale si magnezi, fosfori, kalciumi, hekuri, kaliumi e zinku.

Më poshtë do të gjeni të listuar të gjitha vlerat e këtij çaji:
Në studimet e fundit ekspertët dolën në përfundimin se ky çaj ndihmon në uljen e presionit të gjakut tek ata persona që vuajnë nga hipertensioni.
Nëse konsumoni vetëm lëngun e përftuar, mund të mos kini të njëjtët rezultate që janë publikuar në këtë studim.
Që të siguroni plotësisht funksionin e tij, duhet të konsumoni dhe gjethet e zbutura.
Antioksidantët mbrojnë trupin tuaj nga dëmi i radikalëve të lirë dhe toksinave të ambientit. Duke ndihmuar kështu dhe në uljen e nivelit të lartë të kolesterolit, tek ata që kanë probleme të tilla.

Çaji i gjeteve të angjinares ndihmon në mbrojtjen e një mëlçie të shëndetshme. Nëse konsumoni një pije të tillë ju stimuloni funksionin dhe prodhimin e enzimave të këtij organi. Në përgjithësi ky çaj ndihmon në shëndetin e organit themelor të shpërbërjes së toksinave të organizmit.

Ky çaj është diuretik, pra mund të përdoret si një çaj dietik.

Pasi lehtëson uljen e masës dhjamore dhe asaj ujore, në saj të eliminimit të uresë.

Gjithashtu përmban një përqindje të konsiderueshme insuline, që është shumë e rëndësishme për të personat diabetik.

Në këtë mënyrë ky çaj balancon nivelet e sheqerit në gjak.

Çaji i angjinares përdoret dhe për të trajtuar personat që vuajnë nga një tretje e keqe.

Është shumë qetësues për stomakun tuaj, madje nxit dhe përmirësimin e oreksit.

Nëse e konsumoni, keni siguruar një burim të rëndësishëm për rritjen e baktereve të dobishme të florës së aparatit tretës.

Shumë kultura të ndryshme e përdorin çajin e gjetheve të angjinares dhe për të kuruar të përzierat, dhimbjet abdominale, kapsllëkun, ndjesinë e fryrjes, si dhe për urthin.

Si të përgatisim çajin e angjinares
Mund ta gjeni fare lehtë në farmaci apo dyqane ku shiten bimët bimore.

Për një lugë e gjysmë çaji me gjethet e grira të angjinares, duhet të keni 240 mil ujë të valuar. Duke qenë se angjinarja ka një shije natyrale pak të hidhur, shtoni pak mjaltë për t’ia shtuar shijen. Nëse doni mund ta përzieni dhe me bimë të tjera, madje dhe ta ruani ne frigorifer si një pije freskuese.