Reklame:

Kalendari i Bujkut per muajin Janar!

Eshte nje kalendar me karakter enciklopedik te dhenash, nga te gjitha fushat e bujqesise dhe blegtorise me qellim keshillimin e fermereve.

Ne kalendarin e bujkut do te jepen te reja shkencore nga fusha e bujqesise, blektorise, bletarise, pyjeve, nga vendi dhe bota. Kalendari i bujkut nuk iponon informacionet qe jepen dhe te gjitha te dhenat qe jepen ne kete faqe vine nga burime te sigurta dhe te studiuara.

Me poshte po japim punet kryesore qe do te behen dhe duhet me pase parasysh nga ana e bujkut si edhe masat qe duhet te merren per  brojten e kulturave bujqesore nga semundjet dhe demtuesit per muajn Janar 2020.
PUNET NE ARA
NE GRURE
Ne arat e mbjella me grure te behet kujdes per arat qe kane pasur uji mbi siperfaqe te merren masa per kullimin e tyre , ne vatrat qe jane te zverdhura per arsye te teprices se lageshtires. te zhbllokohen vijat kulluese te bllokuara, te behet pleherimi me plehera azotike . te vrojtohen
vazhdimisht arat me grure per te bere te mundur zbulimin ne kohe te krimbit tel, zabrussit, dozes e te tjera. Te perdoren ushqimet e helmuara ne forme vatrash. Per barerat e egra, te behet luftimi i tyre mekanikisht, ose kur nuk eshte e mundur mekanikisht te trajtohen me herbicide duke ndjekur keshillat e agronomit.

NE DOMATE
Ne sera me ngrohje bimet jane ne madhesi 50 cm. Te behet kujdes per demtuesit si kepushat, krahebarbardha, miza minues, per semundjet si vrugu kalbezimet, kermijte, minjte e fushes.

NE PATATE
Nga fundi i muajit eshte koha per mbjelljen e patates. Ne fundin e gropes se bashku me plehun organik te hidhet edhe ndonje dizifektant nje luge gjelle ne fund te çdo grope. Ne rastet kur patatet jane te medhaja atehere duhet te priten per gjysme, dhe te lyhen me hi zjarri, per te bere
dezifiktimin dhe per te bere nje fare izolimi te plages nga agjentet e jashtem.

NE PEMET FRUTORE
Te perfundoje krasitja, pasi ne shume peme frutore fillon bymimi i sythave dhe çelja e tyre.
Te behen sperkatjet me :
1. Hidroksid bakri 50% ne formen e bakrit metalik, 250 gram per 100 litra sulucion,
2. Me vaji mineral te parafinuar nitropollus-S dozen 0.1 % ,
3. Kloropirofos me 0.1 % .
Sidomos tek pjeshket s’duhet te nenvleftesohet trajtimi per flete perdredhsen. Te behen pleherimet, punimet e pemetoreve ku nuk eshte kryer, gelqerizimi i tyre (lyerja e trungut me  gelqere i mbron pemet nga te ftohtit per disa grade Celsius. Nje numer i madh i demtuesve (insekteve te ndryshem) dimerojne nen lekuren e pemeve. Lyerja me gelqere i shkaterron ato.
Lyerja me gelqere sherben edhe si fungicide shkaterron organet e riprodhimit te kepurdhave dhe bakterieve qe dimerojne ne levoren e pemeve. Lyerja me gelqere mbron pemet deri diku nga brejtesit.

Menyra e pergaditjes se lengut te gelqeres.
1. Gelqere e shuar . 5 kg
2. Squfur pluhur 0.5 kg
3. Kripe e zese e zakonshme 0.5 kg
Perzihen me 15 litra uje, dhe lihet per 24 ore pa u perdorur pastaj perdoret duke lyer me furçe ose me rrul trungun dhe deget skeletore.
Te behen krasitjet dhe kullimi i vazdueshem i arave te mbjella me qershi, pjeshke, kajsi etj.
Te sigurohen fidanat per mbjelljet e reja. Keto te jene te cilesise se mire dhe mbi te gjitha te çertifikuar nga enti i farave dhe fidanave.

NE HARDHI
Te behen pleherimet me plehera organike duke hapur ne dy anet e rreshtit nje vije 30 cm te thelle dhe 30 cm larg trungut dhe ne kete vije hidhet plehu organik e pastaj mbulohet dhe plugohet. Ne kete muaj duhet te filloje krasitja dhe pas perfundimit te krasitjes te behet sperkatja
me leng bordolez 2-3 % ose me preparate te cilat i shpjeguam per trajtimet e pemeve frutore qe shpjeguam me lart. Gjate pergaditjes se lengut bordolez duhet te kihen parasysh disa rregulla.
Me poshte po japim menyren e pregaditjes se lengut bordolez, me 1 %.
Nje kg, Gur kali dhe 1 kg ,gelqere e pashuar ose 1.6-1.8 kg gelqere e shuar . Guri i kalit (CuSO4), tretet ne nje fuçi 100 liter ( druri , betoni, plastike , por asnjehere hekuri ) ne 50 litra ujie me nje fasho dhe lihet 24 ore deri sa te tretet plotesisht . Nje dite me vone ne nje fuçi tjeter
100 liter, (druri , betoni, plastike ,por asnjehere hekuri ) me 50 litra uji, hidhen 1.6 -1.8 kg e shuar, keshtu u krijua qumeshti i gelqeres.

Mbi qumeshtin e gelqeres hidhet sulocioni i Gurit te kalit-CuSO4, me kujdes ngadale duke e perzier vazhdimisht. Pasi keshtu behet neutralizimi me i mire (po te perdoret e kunderta dote jete jo i mire neutralizimi , pjesezat e sulucionit do te jene me te medha dhe ka veshtiresi ne hedhjen me pompe pasi bllokohen sprucatoret ).
Neutralizimin e verifikojme keshtu:
Letra e lakmuesit nga e kuqe duhet te ndryshoje ngjyre , te marri ngjyre te kaltert , nqs nuk ndryshon ngjyre duhet te shtojme pak gelqere, derisa letra te marre ngjyren e kaltert.
Letra e fenolftalines nga e bardhe merr ngjyre Roze.  Por mundet ta provojme se a eshte pregatitur mire edhe duke zhytur thoin e gishtit te
madhe ne solucion, nqs kur thoin e sjellim ne drejtim te tokes dhe solucioni mbetet ne thua si sumbull atehere eshte i rregullt.
Lengu bordolez duhet te perdoret vetem brenda dites.
Perzihet me sulfazolin.

Muaji Janar eshte muaji i pergatitjes perfundimtare per mbjelljen e hardhive te reja, me poshte po pershkruajme teknologjine e krijimit te vreshtave te rinj.

KRIJIMI I VRESHTAVE TE REJA.
Perpara se te vendosim qe te bejme nje infestim ne toke aq me teper kur ne duam te mbjellim nje vreshte qe investimi eshte per nje peridhe 35-40 vjeçare dhe investimi per 1 ha llogaritet ne rreth 2.200.000 lek, atehere eshte e domosdoshme qe ne detyrimisht duhet te kryejme analizat agrokimike prane laboratoreve te specializuara per kete qellim.per te ngritur nje vreshte duhet te pergatisim nje projekt ku te detajohen te gjithe elementet teknik dhe agronomik per ngritjen e vreshtit, pasi gabimi qe behet ne mbjelljen e vreshtit siç jane, qelizma zgjedhja e varitetit, nensharteses, largesia e mbjelljes si ne mes te rreshtave ashtu edhe ne mes te bimeve, gabimet qe behen ne keto drejtime jane gabime qe nuk mund te riparohen me dhe po rregulluam ndonje nga gabimet e mesiperme eshte me nje kosto teper te larte dhe perseri pa efektivitetin e duhur. Bima e hardhise ehte nje bime qe ka kerkesa te larta specifike per, klimen, token, ujin, lartesine mbi nivelin e detit dhe çdo rajon ka specifikat dhe karakteristikat e tij. Zona jone ka te gjitha kushtet per rritjen e zhvillimin e hardhise, pasi te gjithe elementet klimateriko dhe tokesore jane teper te favorshme.
Mbjellja e vreshtave duhet te behet me fidana te shartuar me neshartesa antifillokteserike. Ne tokat e lehta ranore dhe gurishtore mund te behen edhe me fidana te pa shartuara me nenshartese antifillokserike. Mosha e ketyre vreshtave qe jane mbjelle me fidana te pa shartuar nuk i kalojne te 15 vite.
Vreshtat e mbjella me fidane te shartuar me nenshartesa antifillokserike qendrojne deri ne 35-40 vjet, por shfrytezimi i tyre me efektivitet te larte ekonomik merret deri ne moshen 30vjeçare. Vetem nga jetegjatesia shihet leverdia ekonomike, e mbjelljes se fidanave me nenshartese antifillokserike.

Masat kunder gerryerjes mund te jene te thjeshta dhe keto jane, mbjellja e hardhive perpendikulare me pjerresine, hapja e kanaleve antierozive, punimi i tokes terthor me pjerresine. Keto masa merren ne faqet e kodrave me pjerresi nga 4 deri ne 15 %, kanalet hapen çdo 10 deri ne 12 m sipas pjerresise (zakonisht çdo 5-6 rreshta hardhie) ne tokat me pjerresi mbi 25 % nuk behen tarraca, por fidanat mbillen afer dhe pingul me pjerresine dhe duhet te hapim kanalet kunder gerryrejes. Mbjellja ne fushe eshte me ndryshe. Toka plugohet qelizem mbi 80
cm thelle, ne keto toka hapen kanale kulluese çdo 16 deri ne 20 m (duke llogaritur 8 deri ne 10 rreshta.

Zgjedhja e nensharteses
Zgjedhja e nensharteses eshte nje element i rendesishem qe ne duhet ta kemi parasysh perpara se te mbjellim vreshtin. Domethene, ne duhet te percaktojme se me çfare nenshartesa duhet ta mbjellim kete vreshte, duhet te kemi parasysh .perberjen mekanike te tokes, ngjeshmerine,
toka me lageshti, toka me taban te thelle edhe te ngjeshur, toka te thata sipas periudhes se pjekjes se kultivarit qe duam te mbjellim. Me poshte po pershkruajme disa nga karakteristikat kryesore te nenshartesave me te kultivuara ne Shqiperi.
BERLANDIERI X RIPARIA KOBER 5 BB
Ne vendin tone kjo nenshartese u pershtatet mire tipeve te ndryshme te tokave duron deri ne 20% sasise se gelqeres aktive qe gjendet ne toke. Mbisharteses i jep zhvillim te fuqishem, pershtatet mire ne toka te thella e te fresketa, nuk ka ngjashmeri me te gjithe kultivaret por me
kultivaret, Kallmet, Shesh i Zi, Shesh i Bardhe dhe Rrexhina (mbreteresha e vreshtave) ka nje pershtashmeri te mire.
BERLANDIERI X RIPARIA –SO-4
Ko nenshartese merr shume zhvillim ne vreshtin meme, i qendron shume mire gelqeres aktive deri ne 20 %. Ndikon ne futjen e shpejte ne prodhim te mbisharteses. Ne toka te ndryshme pershtatet me mire se sa kober 5 BB. I qendron mire prekjes nga nematodat, por kerkon toka te thella, te kulluara, te fresketa. Pershtatet mire ne zona me klime te fresket.
BERLANDIERI X RUPESTRIS 140 RUXHERI (140 RU )
Eshte nenshartese me rritje te fuqishme qe ndikon ne rritjen e shpejte te mbisharteses. Kjo nenshartese u pershtatet mire tokave te thata, te shkrifta e me ngjeshmeri mesatare. Nuk pershtatet ne tokat me lageshtire. Ka afrimitet te mire me shumicen e kultivareve.
BERLANDIERI X RUPESTRS 1103 PAULSEN (1103)
Eshte nje nga nenshartesat me te pershtateshme ndaj tipave te ndryshme te tokave .Duron shume mire permbajtjen e gelqeres aktive deri ne 25 %, eshte e qendrueshme ndaj kripezimit dhe pershtatet mire ne tokat te varfra, te thata por edhe ne tokat me lageshtire, ka afrimitet te
mire me te gjithe kultivaret.
SHASSELLE X BERDLANDIERI 41 B
Nenshartese me rritje dhe prodhimtari mesatare copash ne vreshtin meme, ka nje afrimitet mesatar me kultivaret e rrushit me pjekje te hershme. Shkon shume mire ne tokat qe kane gelqere aktive deri ne 37 % . Pershtatet shume mire ne tokat mesatarisht te gjeshura, te shkrifta, te thata. Nuk e duron lageshtiren e tepert te tokes.
Siç thame edhe me lart duke kryer analizat e tokes dhe duke njohur mire te gjithe elementet e tjere ne jemi ne gjendje te caktojme drejt nenshartesen qe do te mbjellim.

Zgjedhja e fidanit
Pasi ne kemi percaktuar varitetin qe do te mbjellim, duhet te zgjedhim edhe fidanin i cili duhet te permbushi kerkesat per te realizuar projektin te cilin ne kemi pergaditur per mbjelljen e vreshtit. Fidani duhet detyrimisht te jete i çertifikuar nga entet e çertifikimit. Fidanat e
hardhise ndahen ne dy klasa te cilat po i pershkruajme si me poshte.
KLASA E PARE.
Ne klasen e pare futen te gjithe fidanat qe plotesojne keto kushte:
Kane pasterti varietore 100 %
Kane ne bazen e daljes 2 deri ne 3 rrenje kryesore me trashesi mbi 2 mm dhe gjatesi mbi 15 cm, te pa demtuar gjate shkuljes
Kane ngjitje te plote dhe te qendrushme te pikes se shartimit
Kane nje lastar te pjekur mire me gjatesi mbi 20 cm
Gjatesia e pergjithshme e fidanit nga baza e fidanit deri ne piken e shartimit duhet te jete 40 cm plus – minus 2cm
Pa demtime mekanike, gjate shkuljes dhe transportit pa shenja tharje ne trup dhe ne lastar.
KLASA E DYTE
Ne klasen e dyte futen te gjithe fidanat qe plotesojne keto kushte.
Kane pasteri varietore 100 %
Kane te zhvilluara 1deri ne 2 rrenje, me trashesi mbi 2 mm dhe gjatesi 10 deri ne 15 cm.
Kane ngjitje te plote dhe te qendrueshme te pikes se shartimit.
Kane nje lastar te zhvilluar dhe te pjekur mire me nje gjatesi10 cm
Gjatesia e pergjithshme e fidanit duhet te jete 40 cm plus-minus 2 cmm
Nuk kane demtime mekanike dhe demtime te indeve nga tharja.

ZGJEDHJA E VARITETIT
Ne zgjedhjen e varitetit duhet te kemi parasysh:
Destinacionin per çfare do ta perdorim
Per industri
Per treg
KUSHTET KLIMATERIKO TOKESORE
Ne tokat e pasura te thella te fresketa, duhet te mbjellim varitet te fuqishme dhe me prodhimtari te larte. Kultivaret me ngjyre te te kuqe mbillen ne tokat deltinore, subdeltinore, deltinore-ranore.
Ne tokat e bardha me kullim te mire dhe me permbajtje gelqerje mbillen varietet e bardhe per vere.
Ne tokat kodrinore te shkrifta, te kulluara, te ajrosura mbillen hardhi me zhvillim te dobet, por qe japin vera me cilesi te larte.

Punimet pergaditja e ngastres per mbjellje
Percaktimi i largesise se rrjeshtave varet nga pjelloria e tokes dhe sipas varietetit. pergaditja e tokes per mbjellje, drejtimi i rreshtave dhe largesia e mbjelljes si ne rresht ashtu edhe ne mes te rreshtave percaktohen para se te bejme mbjelljen e vreshtit.ne zonen kodrinore drejtimi i rreshtave duhet te jete terthore pjerresise. Kur pjerresia eshte e vogel rreshtat mund te vendosen edhe ne vije te drejte, por gjithmone pingul me pjerresine, ne faqet e sheshta. Drejtimi i rreshtave behet veri-jug dhe ne kete drejtim behet e mundur qe drita dhe ngrohtesia te shperndahet mire gjate gjithe dites ne luginat ku faqet e shesheve shtrihen veri-jug rreshtat mbillen lindje perendim dhe ne kete menyre ne bejme te mundur menanjimim e rrezikut te kalbezimit ne kohen e pjekjes.
LARGESIA E MBJELLJES
Per percaktimin e largesise se mbjelljes duhen marre parasysh keto faktore:
Faktoret klimaterike
Faktoret tokesore (pjellorine natyrore te tokes dhe mundesine per pleherim)
Nivelin e sherbimeve agroteknike
Veçorite agrobiologjike te kultivarit
Formen e krasitjes .
Sistemin e mbeshtetjes
Meqenese vreshtat mbillen ne toka me pjellori, me strukture, me ekspozicione te ndryshme dhe kushte klimaterike te ndryshme, distancat e mbjelljes jane te ndryshme, dmth nuk mund te mbjellim kudo njesoj me te njejtat distanca si ne tokat kodrinore me pjerresi te vogel dhe pjellori te larte me taban te thelle dhe me pershkueshmeri te madhe dhe me mundesi mekanizimi.
Distancat me te pershtatshme jane 2. deri 2.2m rreshti nga rreshti dhe bima nga bima 1.2m. Ne tokat fushore me taban te thelle te pasura me lende ushqyse distancat ndryshojne sipas variteteve te rrushit. Per rrushin e tryezes distancat jane 3m x 3m. Hardhite mund te mbahen ne forme tende. Rrushi per vere mbillet nga 2 mderi ne 2,4 m rreshti nga rreshti dhe bima nga bima 1m deri ne 1,3 m. Ne tokat ne zonat malore ku mundesia e mekanizimit eshte e pa mundur dhe pjelloria e tokes eshte e ulet distancat e mbjelljes jane 1.5m deri ne 1.7m rreshti nga rreshti dhe bima nga bima 0.8 m deri ne 1m.
Per varietetet per industri duhet te kemi parasysh qe do te prodhojme vere te kuqe apo vere te bardhe. Per varietetet per treg duhet te kemi parasysh qe te mbjellim, te hershem, te mesem, apo te vone. Per kushtet tokesore duhet te kemi parasysh pjellorine e tokes, perberjen mekanike, Ph, thellesine dhe pershkueshmerine e tabanit.
Pergatitja e tokes
Ne tokat qe nuk jane kultivuar behet pastrimi nga shkurret dhe guret dhe bejme sistemimin e ngastres. Pasi kemi bere sistemimin, toka punohet qelizem.ne thellesi 80cm deri ne 100 cm thellesi. Koha e kryerjes se qelizmit eshte qe nga gushti deri ne dy muajt para se te filloje
mbjellja. 3—4 jave para se te fillojme mbjelljen bejme diskime ose frezime, pas kesaj i bejme punimin e dyte 30cm –40cm thellesi. Para punimit te dyte shperndahen plehrat e ndryshme organo-minerale ne doza si me poshte:
Pleh organik(pleh stalle) duke perdorur 300—350 kv /ha.
Superfosfat 6-7 kv/ha.
Sulfat potasi 2-3 kv /ha.
Plehera azotike ne formen e Urese 1-2kv /ha
Ne tokat acide hidhet edhe gelqere(sipas analizave) 30-40 kv /ha.

Toka duhet te behet gati te pakten 3-4 jave para mbjelljes. Punimi i dyte duhet te behet ne kohe te thate, pa lageshtire. 10-12 dite para behet frezimi dhe ne kete gjendje toka lihet deri diten qe do te behet piketimi.
PIKETIMI
Pasi kemi pergatitur token si me siper bejme piketimin. Piketimi eshte momenti i fundit ku percaktohet drejtimi i rreshtit, largesia ne mes te rreshtave dhe largesia ne mes te bimeve. Per te bere piketimin nevojiten 3 tela te gjate ku ne 2 telat e gjate kemi formuar gungat qe i korespondojne largesise se bimeve, dhe teli i trete i krijon gungat qe i korospondon largesise ne mes te rreshtave. Para se te shtrijme telat ne drejtim te rreshtit, e krijojme kendin e drejte me nje tel me gjatesi 3m 4m 5m.
Ne kete menyre kemi formuar kendin e drejte ku 3m dhe 4m jane katetet dhe 5m eshte hipotenuza.ne segmentin e gjate 5m qe i korrespondon gjatesise se rreshtit te pare dhe telin e dyte e shtrime ne rreshtin e fundit pasi jane shtrire dhe tendosur vendosen piketatat ne vendet e caktuara tek gungat. Telin e trete e shtrime perpendikular me 2 telat e pare .dhe ne çdo gunge te telave te pare vendosim piketatat ne gungat e telit te trete dhe keshtu piketojme rreshtat e tjere. Ne kete menyre behet piketim ne parcelat me forme katrore dhe ne forme drejtekendeshi kurse piketim ne tokat me pjerresi behet sipas izoipseve.

Hapja e gropave
Hapja e gropave duhet te behet te pakten 15—20 dite perpara mbjelljes. Thellesia e gropes duhet te jete te pakte 10-15 cm me thelle se gjatesia e fidanit. Ne gropen e hapur hedhim plehrat si me poshte. Kur ne pleherimet baze jane hedhur plehrat organiko-minerale ne grope hidhet kjo sasi pleherash.
Pleh organk 8-10 kg/ grope
Superfosfat 100-150gr/grope
Ssulfat potasi 50-70 gr/grope
Ure 200gr/grope
Te gjitha keto perzihen mire me dhè, dhe ne kete gjendje lihet deri ne kohen e mbjelljes.
Pergatitja e fidanit.
Fidani duhet te futet 24 ore para mbjelljes ne uje ne nje ene qe te mbulohet deri tek pika e shartimit. Diten e mbjelljes fidani merret dhe behet shkurtimi i rrenjeve 8-10 cm gjatesi, behet shkurtimi i llastarit ne 2 sytha, pastaj behet banjezimi me bajge te fresket dhe me raportin 1 :3.
Ne kete gjendje fidani eshte i gatshem per mbjellje. Fidani duhet te shperndahet per mbjellje sa me afer kohes se mbjelljes me qellim qe te mos thahet.
Mbjellja
Merret fidani dhe shtrihet sistemi rrenjor ne thellesine e gropes duke u hapur mire rrenjet ne dhe, i mbulojme me dhè te shkrifet deri ne mesin e fidanit, e ngjeshim mire me kembe, pasi ta kemi ngjeshur mire fidanin e terheqim pak sikur do ta shkulim, pastaj e ngjeshim mire, dhe e mbulojme me dhe deri ne siperfaqen e tokes duke lene piken e shartimit 3cm deri ne 4cm. Vendosim hunjte mbeshtes. Vendosja e ketyre hunjve ndihmon ne ruajtjen e bimeve gjate sherbimeve agroteknike. Llastari i mbeshtetur dhe i lidhur pas hurit ndriçohet me mire, rritja behet me e shpejte ,behet me mire heqja e sqetullorve. Pjesen e mbisharteses e mbulojme me dhe te shkrifet 4cm deri ne 6 cm.
KOHA E MBJELLJES
Ne zonat e ftohta mbjellja behet heret ne pranvere duke filluar ne dhjete ditorin e dyte te muajit shkurt deri 10 ditorin e pare te muajt prill. Ne zonat bregdetare dhe ate te ulet mbjellja fillon ne fund te muajt nentor dhe vazhdon deri ne 10 ditorin e dyte te muajit mars. Ne dite me ngrica , erera te forta dhe ne ditet me shi mbjellja duhet te nderpritet. Menjehere pasi kemi perfunduar mbjelljen ne duhet te vendosim shtyllat (pra te sigurojme sistemin mbeshtetes)ne kete kohe shtrim edhe telin e pare ku do te shtrihet kordoni i ardhshem. Trashesia e telit duhet jete 3mm diameter. Lartesia e vendosjes se telit eshte e ndryshme per sisteme te ndryshme krasitje dhe per varietete te ndryshme .

Ne Jonxhe
Ne qoftese shohim shume galeri ne arat e mbjella me jonxhe, ne nese arrihet numri i galerive per 100 m2 duhet te perdorim Rodenticide.
Ne bletari
Gjate Janarit lulezon Grath teli (latinishte), Thana, te tjera, peme frutore, bletet mbledhin polen dhe nektar, fillon gjenerata e re. Te kontrollohet blete me te ndegjuar zuzakjen e tyre. Ne dhjeteditorin e fundit te muajit, kur temperature eshte mbi 14 grade dhe ne ditet e qeta te behet kontrolli i shpejte per pranine e Memes. Bletet qe nuk kane mema te futen mema qe jane nga nukleuset, ose te bashkohen me te tjerat. Te pergatiten kornizat me tela, te riparohen zgjojet e vjeter, te kontrollohen per ushqim e nqs nuk kane ushqim te futet pogaçe bletesh me polen.