Reklame:

Miratohet projekti per restaurimin e Kishes se Shen Todrit, me e vjetra ne Myzeqe!

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit “Kisha e Shën Todrit, Kadipashaj”, Lushnjë, më e vjetra në zonën e Myzeqesë dhe daton që në shekullin e XIII.

Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të kishës.

Kisha e Shën Todrit, e cila mendohet se është e dyta më e vjetër pas manastirit të Ardenicës mbart në vetvete jo vetëm vlera historike e fetare, por edhe arkitekturore.

Afreskët dhe të gjitha punimet e drurit të ikonostasit janë origjinale dhe unike në llojin e vet.

Në periudhën e mesjetës ka shërbyer si manastir e më vonë rreth viteve 1800 si kishë. Ky fakt vërtetohet nga konaqet që kanë shërbyer për bujtësit e manastirit përbri me objektin.