Reklame:

Perfituesit nga skemat kombetare mund te aplikojne ne IPARD II, por jo per te njejtin investim

IPARD II së shpejti shpall fituesit.Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) informon të interesuarit që duan të investojnë në sektorin rural përmes fondeve të programit IPARD II, se mund të aplikojnë në IPARD II edhe nëse kanë përfituar nga IPARD-Like, apo programe të tjera.

Përfituesit nga skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi, mund të aplikojnë dhe në programin IPARD II, por jo për të njëjtin investim.

Por në rast se aplikohet për të njëjtin lloj investimi ata duhet të kenë të mirë argumentuar pse lind nevoja për rinovim të investimit.

“Edhe në rastet kur aplikon sërish për një investim, ndonëse je përfitues edhe nga thirrja e parë, e Programit IPARD II. Ju nuk mund të paraqesni një aplikim të ri në masën për të cilën keni përfituar, përpara marrjes së pagesës përfundimtare në bazën e një kontrate granti të mëparshme të kësaj mase”, sqaron AZHBR-ja.