Reklame:

SHBA ndalon perdorimin e aromave ne cigaret elektronike!

SH.B.A. ka njoftuar një ndalim në të gjithë vendin për përdorimin e disa shijeve aromatike të cigareve elektronike, mes shqetësimeve në lidhje me përhapjen e këtij trendi ndërmjet adoleshentëve.

Ndalimi vlen për aromat e nenexhikut dhe frutave që ofrohen në cigare elektronike.

SHBA do të vazhdojë të lejojë aromat e mentolit dhe duhanit, si dhe aromat e frutave të shpërndara në mënyra të tjera.

Aksioni ka qenë në shqyrtim për më shumë se një vit, me disa shtete që po kalojnë rregulla të ngjashme.

Koreja e Jugut, India, Brazili janë ndër dhjetëra vendet që kanë njoftuar ndalime gjithëpërfshirëse për cigaret elektronike. Të tjera vende, si Kina, kanë njoftuar kufizime.

Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar tha se administrata Trump dëshironte të vazhdojë t’u ofrojë të rriturve një alternativë ndaj cigareve tradicionale, ndërsa u përgjigjet shqetësimeve për varësinë në rritje të një produkti të ri në mesin e adoleshentëve.

“Duke i dhënë përparësi zbatimit ndaj produkteve që përdoren më së shumti nga fëmijët, aksioni ynë sot kërkon të arrijë ekuilibrin e duhur të shëndetit publik,” tha ai.