Reklame:

Kripa e Zeze Indiane

Kripa e Zezë Indiane, e njohur edhe si “kala namak” ose “sanchal”, është një lloj kripe guri vullkani indian e përdorur në Indi, Pakistan dhe shtete të tjera aziatike duke rrethuar malet Himalaje. E pasur me hekur dhe minerale të tjera.

Kloridi i sodiumit i cili është përbërësi kryesor krijon shijen e kripur dhe sulfidi i hidrogjenit jep aromën e saj dalluese. Kripa është formuar nga përplasja e dallgëve në shkëmbinj.

Kripa e Zezë Indiane konsiderohet si një erëz e ftohtë në mjekësinë “Ayurvedic” dhe rekomandohet për shumë probleme shëndetësore si kapsllëku, djegie urthi, fryrje, shikim të dobët dhe histeri.

Për njerëzit që mbajnë dietë, këshillohet pasi rregullon hipertensionin pasi ka përmbajtje më të ulët të natriumit.

Kripa e Zezë Indiane përdoret gjerësisht në ushqimin indian, përfshirë, turshitë, yougurt, sallatra dhe të gjitha llojet e frutave. Nga veganët striktë është vlerësuar shpesh, pasi imiton shijen e vezëve në djath tofu ose në pjata të tjera vegjetariane.

Gjatë muajve të nxehtë të verës në Indi, për shkak të temperaturave të larta, shpesh përdoret për ti dhënë shije pijeve freskuese, mënyrë praktike kjo për të zëvendësuar kripën e humbur gjatë djeresitjes.