Reklame:

Mandarinat Kineze (KumQuat)

Mandarinat Kineze (KumQuat) gjenden në treg deri në fund të pranverës dhe përbën një ushqim interesant dhe mjaft të ushqyeshëm.

Edhe pse shijojnë si çdo frut tjetër i kategorisë së agrumeve, mandarinat kineze janë të njohura për mënyrën se si mund të konsumohen.

Avantazhi i saj është konsumi i frutit bashkë me lëkurën, ku ndodhen një sasi e konsiderueshme fibrash dhe antioksidantësh me forcë antikanceroze. Për më tepër, 100 gramë nga ky frut në vaktin e mëngjesit ofron 80% të vitaminës C që na nevojitet dhe vajra esencial me veti të shkëlqyera për imunitetin.

Fibrat që gjenden te lëkura ndihmojnë në rregullsinë e zorrëve dhe në stabilizimin e sheqerit.

Janë të mjaftueshme 5 mandarina të tilla në ditë për të marrë të njëjtat vitaminat e një portokalli, si dhe molekulat që përmban lëkura.

Mandarinat kineze kultivohen në Kinë, Kili, Kore, Japoni, Taivan, Azinë Jugore, Nepal, Pakistanin jugor, Iran dhe Lindjen e Mesme, në Europë (në Korfuz, Greqi), në SHBA etj.

Ky frut u soll nga Kina në Europë në mesin e shekullit 19.