Reklame:

Moti i keq/ ARRSH informon per gjendjen e akseve rrugore ne vend

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e akseve kryesore në vend si pasoje e motit te keq me temperatura disa grade nen zero qe kane mberthyer vendin.

Rajoni Verior

Gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë.  Në segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni.

Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e e rajonit verior.

Rajoni Qendror

Në të gjitha akset e Rajonit Qendror qarkullimi kryhet normalisht. Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.

Rajoni Jugor

Në akset rrugore të Rajonit Jugor qarkullimi kryhet normalisht.

Nuk ka pasur reshje gjatë natës. Temperatura deri në -7 ° në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë. Është punuar me kriposjen e akseve.

ARRSH njofton se të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate dhe se po vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen  në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.