Reklame:

Ngricat/ Fermeret te kene kujdes per perimet ne sera!

Ulja e ndjeshme e temperaturave në ditet e fundit po rezulton me rrezikshmeri per kulturat bujqësore e në veçanti per perimet ne sera. Disa fermere i kane mbjelle siperfaqet e tyre te serave per te dale me heret ne treg. Por mbjellja e serave diellore pa ngrohje ne fillimin e stines se dimrit mbart edhe rrezikun e uljes se temperaturave qe ka kjo stine. Gjithashtu nje kujdes duhet edhe per fermeret te cilet i kultivojne vet fidanet e perimeve.
Në këto rrethana fermerët po ruajnë nga ngricat farishtet e perimeve, duke i mbuluar me plastmasë, apo duke vënë llamba për ngrohje.

Ulja e temperaturave nën 5 0C tek kulturat perimore eshte shumë e dëmshme andaj këto kultura nuk mund ti rezistojnë këtij minimumi për kohë të gjatë. Masat mbrojtëse që duhet marrë janë rregullimi i temperaturës në sera ku minimumi i mundshëm të mos jetë nën 100C. Ngrohja mund të bëhet në disa forma:

  • Ngrohja përmes sistemit të tubave të ujit me kaldaje;
  • Ngrohja me energji elektrike;
  • Ngrohja klasike me dru;
  • Vendosja e tavaneve ne sera
  • Vendosja e harqeve te dyta me plasmas.

Shumica e serave në Lushnje dhe ne mbare vendin nuk kane një sistem të mirëfilltë aspirimi dhe ngrohjeje, pasi të kesh një teknologji te tillë ka shumë kosto dhe këta fermerë  e kane te pamundur vendosjen e tyre pa nje mbeshtetje apo subvencion.

Ata detyrohen t’i ndërtojnë serat me kosto më të ulët, që të arrijnë të nxjerrin një fitim për t’u ushqyer.