Gjermanët mund të duhet të paguajnë një depozitë 25 € në çdo smartphone ose tabletë, sipas propozimeve të reja për të ndaluar pajisjet e përdorura që të përfundojnë në landfille ose të dërgohen në vendet më të varfra.
Partia gjermane e gjelbër dëshiron t’i bëjë shitësit të kërkojnë pagesën sa herë që shesin një pajisje të re elektronike. Paratë do t’i kthehen blerësit kur ta sjellin pajisjen përsëri për riciklimin.
Grupet mjedisore paralajmërojnë se hedhja e elektronikës i çon kimikatet toksike të depërtojnë në ujin e pijshëm. Mesatarja europiane hedh 20 kg mbeturina elektrike në vit, afërsisht ekuivalente me dy mikrovalë. Megjithatë më pak se gjysma e saj është mbledhur për riciklim. Pesha totale ishte krahasuar me një mur me tulla prej 10 metrash, që shkonte nga Norvegjia në Itali.
Pse po e propozojnë gjermanët këtë?
Ideja është një nga 20 propozimet për eleminimin e mbeturinave elektrike që do të debatohen në Bundestag muajin tjetër. Një sugjerim tjetër është një “e drejtë për të riparuar”, e cila do t’i detyronte prodhuesit si Apple dhe Samsung që të dizajnojnë pajisjet e tyre në atë mënyrë që të mund të rregullohen më lehtë në dyqanet e pavarura.
Për çdo 100 pajisje të reja të shitura në Gjermani çdo vit, vetëm 45 janë mbledhur për t’u shkatërruar dhe ricikluar, shumë më pak se objektivi i BE-së prej 65.
Mund të jetë i suksesshëm?
Duke marrë parasysh suksesin e skemës së shisheve, mund të jetë potencialisht shumë e popullarizuar në Gjermani. Shitësit me pakicë, duke përfshirë platformat në internet si Amazon, tashmë janë të detyruar me ligjin gjerman që të pranojnë vegla elektronike të vjetra që i kanë shitur përsëri për riciklim, por rregulli është pak i publikuar.
Partia e Gjelbër tregon shembullin e Zvicrës, ku kinematë kanë shfaqur reklama për riciklimin elektronik dhe shkalla e mbledhjes është gati dyfish më e lartë se ajo e Gjermanisë.