Reklame:

Lushnje, Keshilli Teknik miraton investimin per linjen kryesore te ujesjellesit

Këshilli Teknik i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve shqyrtoi dhe miratoi investimin për linjën e dërgimit të ujësjellësit të Lushnjës gizë sferoidale rreth 5.64 Km.

Ky investim në linjën kryesore të ujësjellësit të Lushnjës do të kryhet paralelisht me investimin e nisur në ujësjellës në kuadër të Programit Infrastruktura Bashkiake III-IV, ç’ka do të rrisë ndjeshëm performancën e Ujësjellësit në Lushnjë.

Sipas AKUM, investimi do të sigurojë akses dhe kontroll të plotë në linjat kryesore të furnizimit, reduktim të humbjeve të ujit në këto linja, cilësi të lartë të ujit të pijshëm
si dhe ulje të kostove të operimit dhe menaxhim të humbjeve në rrjet.

Në vitin 2021 këto investime do të garantojnë 24 orë ujë të pijshëm dhe me cilësi për banorët e qytetit të Lushnjës.