Reklame:

“Domatina Made in Albania”, Çuçi vizite ne Kooperativen “Grames” ne Lushnje

Në Lushnje është ngritur një tjetër serrë moderne me ngrohje ku janë kultivuar domatina. Është investim i Shoqërisë së Bashkëpunimit Bujqësor “Grames”, me një investim rreth 45 milionë lekë dhe përllogaritet që prodhimi vjetor i kësaj serre të jetë rreth 150 ton.

Serrat e mëdha krijojnë gjithmonë avantazh dhe në bashkëpunim me pikat e grumbullimit arrin të depërtojnë shumë mirë në tregjet e eksportit. Kur vjen fjala tek eksportet, shifrat e 11 muajve të vitit 2019 janë vërtet impresionuese. Eksporti i prodhimeve bujqësore është rritur me 20% krahasur me vitin paraardhës.

Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi teksa ishte në Lushnje për të inspektuar një serrë me ngrohje për prodhimin e domatinave.

Ky investim me ndihmën e skemës së IPARD do të zgjerohet edhe me një hektar tjetër. Serrat e mëdha krijojnë një avantazh absolut. Bashkë me pikat e grumbullimit bëjnë një binom shumë të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë. Ne jemi shumë të qartë tek kjo politikë dhe kjo po na shpërblen. Mjafton të shohim shifrat e 11 mujorit 2019, ku kemi eksportuar 20% më shumë prodhime bujqësore se viti i mëparshëm. Ky është një ritëm shumë i lartë rritje. Po të vazhdojmë me këtë ritëm brenda pesë viteve e dyfishojmë eksportin e prodhimeve bujqësore”, u shpreh ministri Çuçi.

Falë mbështetjes së programit IPARD ky investim, do të zgjerohet edhe më tej. Sipas përllogaritjeve pritet që prodhimi vjetor të jetë rreth 150 ton domatina, ndërkohë që kjo sipërmarrje ka marrë edhe çertifikimin Global G.A.P, duke siguruar në këtë mënyrë edhe eksportin në tregjet ndërkombëtare me një çmim më të lartë.

Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor u janë krijuar lehtësi fiskale nga qeveria. Mjafton këtu të përmendim heqjen e pragut të xhiros për efekt rimbursimi të TVSH-së dhe reduktimin e tatim fitimit në 5 %. (ATA)