Ne nje postim te tij Mjeku Veteriner Ervin Resuli ka deklaruar se Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar nuk duhet të jetë pjesë strukturës së ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ti qëndrojë larg klientelizmit, kapjes dhe blerjes.
Është nevojë urgjente që Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar të drejtohet nga veterinerët te pavarur dhe të jetë një institucion i cili jep garanci të plota për sigurinë ushqimore.
Është ende e freskët në kujtesën e ne veterinerëve se si u refuzua analiza e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, në portin e Durrësit, ku një kontenier me 25 ton mish rezultoi me E.Coli dhe Salmonel. Në këtë rast u mohuan analizat dhe u vu në rrezik shëndeti dhe jeta e popullatës. Kudo do të ishin ngritur të gjitha strukturat në këmbë, vetëm tek ne ndodh që të hidhen poshtë edhe rezultatet e analizave.
Dhe ajo çfarë është edhe më alarmante është fakti se vetë urdhri i veterinerit po drejtohet nga njerëz që marrin rrogë në disa institucione dhe madje e konsiderojnë këtë hallkë kryesore të zinxhirit të sigurisë, si një punë me kohë të pjesshme sa për të marrë ditët e punës, apo dhe më keq akoma, të bëjnë ca klientë të rinj për veten e tyre.
Dhe kjo vetëm e vetëm se në zgjedhjet e fundit për Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar, është shkelur statuti me të dyja këmbët.
Ngjarjet kanë rrjedhur kështu:
Që në nisje të kandidaturave për anëtar të Këshillit Kombëtar, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, urdhëroi që kryeveterinerët e qarqeve dhe drejtoria veterinare e bashkive të ishin me çdo kusht në këshill. Por pikërisht ky urdhër është në shkelje të plotë më statutin UPMVSH.
Sipas statutit, konkretisht neni 18 pika “g” thuhet : Të mos kenë funksione drejtuese në administratën shtetërore dhe të mos bëjnë pjesë në forume drejtuese partiake të çdo niveli qofshin, nga të cilat detyrimisht duhet të jenë dorëhequr në momentin e kandidimit;
Krejt e kundërta ndodh nëse shohim listën e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar. Pjesa dërmuese e tyre janë shefa sektori ose kryeveteriner qarku, drejtor në bashki, apo dhe farmacist human pa asnjë lloj lidhje me UPMVSH. Në listë nuk mungojnë as njerëz që janë pjesë e forumeve drejtuese të partive politike.
Për të gjithë ata që nuk e dinë dhe nuk e konsiderojnë atë, Urdhri është Ent Publik, profesional, i pavarur, që përfaqëson dhe mbron interesat e përbashkëta të anëtarëve dhe rregullon veprimtaritë dhe marrëdhëniet midis tyre në funksion të publikut;
Si autoritet i vetërregullimit profesional, i pavarur, është i depolitizuar dhe i pa parti, i hapur dhe i barabartë për të gjithë anëtarët, pavarësisht nga përkatësitë e tyre sociale, racore, etnike, fetare apo bindjet politike;
Misioni i Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar është ruajtja e standardeve të larta në formimin dhe ushtrimin e profesionit të mjekut veterinar, si dhe mbrojtja e shëndetit publik, në kuadër të zbatimit të ligjit të shërbimit veterinar;
Dhe urdhrat që vijnë nga vetë Ministria e Bujqësisë, tregojnë jo vetëm mungesë respekti për entet e të cilat garantojnë sigurinë ushqimore por edhe bashkëpunëtore në krim. (meqë kodi penal kërcënimin e sigurisë ushqimore e njeh si krim)
Vlen të theksohet se Ministria e Bujqësisë ka 2 vjet që Shërbimin Veterinar Shtetëror dhe Privat i ka lënë në agoni të plotë. Madje një shërbim që është pararojë e shëndetit të njeriut!
Shërbimi Veterinar është pa kryeveteriner dhe siç duket nga lista e këshillit veterinar, si përfaqësues i ministrisë është një Farmacist Human dhe një person që nuk është kryeveterineri Republikës së Shqipërisë në organikën e ministrisë.
Kjo tregon qartë që vetë ministri të kontrollojë Urdhrin e Veterinerit, i duhet kreu i tij. Dhe të luash me shëndetin e popullatës është një rrezik që e ka marrë përsipër vetë ministria që duhet të japë garancitë për shëndetin.
Duhet kuptuar qartësisht se shërbimi veterinar është garant i shëndetit të popullatës dhe jo ortak me biznese afër ministrisë për të lejuar produkte ushqimore jashtë standardit e me keq akoma, me ngarkesa.
I bëj thirrje urgjente minsitrisë së bujqësisë dhe drejtpërsëdrejti ministrit Bledi Çuçi, që të tërheqë punonjësit e tij nga urdhri dhe ta lejë këtë ent në misionin fisnik të tij. Së paku të ruajmë shëndetin e njerëzve dhe kjo vjen duke ofruar për ta ushqim të sigurt.
Krejt e kundërta ndodh nëse shohim listën e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar. Pjesa dërmuese e tyre janë shefa sektori ose kryeveteriner qarku, drejtor në bashki, apo dhe farmacist human pa asnjë lloj lidhje me UPMVSH. Në listë nuk mungojnë as njerëz që janë pjesë e forumeve drejtuese të partive politike.
Për të gjithë ata që nuk e dinë dhe nuk e konsiderojnë atë, Urdhri është Ent Publik, profesional, i pavarur, që përfaqëson dhe mbron interesat e përbashkëta të anëtarëve dhe rregullon veprimtaritë dhe marrëdhëniet midis tyre në funksion të publikut;
Si autoritet i vetërregullimit profesional, i pavarur, është i depolitizuar dhe i pa parti, i hapur dhe i barabartë për të gjithë anëtarët, pavarësisht nga përkatësitë e tyre sociale, racore, etnike, fetare apo bindjet politike;
Misioni i Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar është ruajtja e standardeve të larta në formimin dhe ushtrimin e profesionit të mjekut veterinar, si dhe mbrojtja e shëndetit publik, në kuadër të zbatimit të ligjit të shërbimit veterinar;
Dhe urdhrat që vijnë nga vetë Ministria e Bujqësisë, tregojnë jo vetëm mungesë respekti për entet e të cilat garantojnë sigurinë ushqimore por edhe bashkëpunëtore në krim. (meqë kodi penal kërcënimin e sigurisë ushqimore e njeh si krim)
Vlen të theksohet se Ministria e Bujqësisë ka 2 vjet që Shërbimin Veterinar Shtetëror dhe Privat i ka lënë në agoni të plotë. Madje një shërbim që është pararojë e shëndetit të njeriut!
Shërbimi Veterinar është pa kryeveteriner dhe siç duket nga lista e këshillit veterinar, si përfaqësues i ministrisë është një Farmacist Human dhe një person që nuk është kryeveterineri Republikës së Shqipërisë në organikën e ministrisë.
Kjo tregon qartë që vetë ministri të kontrollojë Urdhrin e Veterinerit, i duhet kreu i tij. Dhe të luash me shëndetin e popullatës është një rrezik që e ka marrë përsipër vetë ministria që duhet të japë garancitë për shëndetin.
Duhet kuptuar qartësisht se shërbimi veterinar është garant i shëndetit të popullatës dhe jo ortak me biznese afër ministrisë për të lejuar produkte ushqimore jashtë standardit e me keq akoma, me ngarkesa.
I bëj thirrje urgjente minsitrisë së bujqësisë dhe drejtpërsëdrejti ministrit Bledi Çuçi, që të tërheqë punonjësit e tij nga urdhri dhe ta lejë këtë ent në misionin fisnik të tij. Së paku të ruajmë shëndetin e njerëzve dhe kjo vjen duke ofruar për ta ushqim të sigurt. (Ervin Resuli Mjek Veteriner)