Reklame:

IPARD II/ Mund te aplikoni per me shume se dy investime ne dy masa te ndryshme

Në programin IPARD II, fermerët apo sipërmarrësit që duan të investojnë në sektorin rural, mund të aplikojnë për më shumë se dy investime të ndryshme por që nuk kanë varësi funksionale me njëra-tjetrën.

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Rural, (AZHBR) në interes të aplikantëve që duan të përfitojnë grante nga fondet e programit IPARDII, për investimet e kryera në sektorin rural, shpjegon se, “brenda të njëjtës masë është e lejuar vetëm një aplikim, i cili mund të përfshijë më shumë se një sektor”.

Ndërsa në rast se bëhet fjalë për dy masa të ndryshme, lejohet, por aplikanti duhet të sjellë dy aplikime të ndryshme, të cilat nuk kanë varësi funksionaliteti njëra nga tjetra, citon AZHBR-ja.

Programi IPARD II ka tre masa për të cilat mund të aplikohet:
Masa 1: ”Investime në asete fizike në ferma bujqësore”
Masa 3: ”Investime në asete fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit”
Masa 7: “Diversifikimi i Fermave dhe Zhvillimi i Biznesit”.

Aplikimet janë hapur deri më datën 15 janar 2020.