Reklame:

Mbareshtimi i Thellezave Japoneze

Thëllëzat japoneze janë zogj të cilët mund të jetojnë në kafaze të vogla, ambient të hapur dhe janë të lehta për tu mbajtur. Ato mund të preken nga sëmundje të ndryshme të pulave por në shumicën e rasteve janë rezistente ndaj sëmundjeve. Thëllëza japoneze hyn në prodhim nga dita e 42 por në prodhim të plot hyn nga dita e 50. Me një kujdes të mirë ato mund të prodhojnë deri në 200 vezë në vitin e parë. Jetëgjatësia e tyre është 2 – 2.5 vite.
Pesha e thëllëzave, të meshkujt sillet rreth 100 – 140 gr, ndërsa femrat janë më të renda 120 – 160 gr.

Vezët e thëllëzave japoneze janë me ngjyrë kafe dhe shpesh janë të mbuluara me ngjyrë të bardhë. Thëllëzat mund të prodhojnë edhe vezë me ngjyrë dhe karakteristika të ndryshme. Disa prej tyre mund të japin vetëm vezë të bardha.  Pesha mesatare e një veje është rreth 10 g apo rreth 8 % e peshës trupor të thëllëzës. Lëvozhga e vezës është shumë e ndjeshme dhe duhet të kihet kujdes gjatë kontaktit.

Mbarështimi i thëllëzave 

Në baze të studimeve nëse një mashkull e vendosim me dy apo tri femra atëherë fertiliteti i vezëve është i lartë. Kur thëllëzat mbahen në kafaze atëherë duhet të jetë një mashkull dhe tri femra për ti ikur luftimit të meshkujve. Fertiliteti bie tek thëllëzat e vjetra.

Ruajtja e veze dhe para inkubimi

Për të pasur suksese në çeljen e vezëve duhet të kemi kujdes në ruajtjen e tyre. Vezët duhet të grumbullohen disa herë në ditë dhe të ruhen në temperaturë 15 ˚C. Vezët për çelje nuk duhet të ruhen në frigorifer. Po ashtu vezët e thyera duhet të largohen. Rezultatet me të mira janë arrit kur vezët nuk janë mbajtur me shume se një javë para se të vendosen në inkubator për çelje. Inkubatori i ndotur apo vendi i çeljes së vezëve nëse është i ndotur janë burime të sëmundjeve. Për këtë arsye pas çdo çelje duhet të pastrohen dhe dezinfektohen inkubatorët.

Në inkubator duhet të vendosim vetëm vezët e pastra për çelje. Vezët duhet të jenë të terura dhe të pastrohen me letër të butë, nuk duhet të lahen vezët të cilat vendosen në inkubator.

Inkubimi dhe çelja e vezëve 

Koha e inkubimit për vezët e thëllëzave është 17 – 18 ditë, kjo varet edhe nga procedurat e inkubimit. Për të pasur suksese në çeljen e vezëve duhet të kemi në kontroll inkubatorin, të përcillen rekomandimet e prodhuesit të inkubatorit.

Kujdesi ndaj zogjve të rinj

Zogjtë e rijnë janë të vegjël dhe kujdesi ndaj tyre dhe kontrolli temperaturës janë shumë të rëndësishme. Ata kanë nevojë për energji shtesë 3 -4 javë pas çeljes. Vendosja e nxehëseve në objekt duhet të behet 30-46 cm mbi dyshemenë e objektit. Mateni temperaturën në nivelin e zogjve – në dysheme dhe mbaje atë në 35 C në javën e parë. Çdo javë temperatura duhet të ulet rreth 3.5 C deri sa zogjtë të mbulohen me pupla – javën e 3 – 4.

Udhëzuesi me i mirë për rregullimin e temperaturës është sjellja e zogjve. Nëse zogjtë mblidhen afër burimit të nxehtësisë atëherë është shenj se temperatura në objekt është e ulet. Ndërsa nëse zogjtë shpërndahen në të gjithë fermën, temperatura është në rregull. Nëse nuk ju sigurojmë temperaturën adekuatë në ditët e para të jetës së zogjve do të kemi rritje të mortaliteti të zogjve. Po ashtu zogjtë duhet të mbrohen nga rrymimet e ajrit, veçanërisht gjatë natës.

Po ashtu duhet të kemi kujdes me zogjtë qe mos të bijnë në enët për pirjen e ujit në javën e parë sepse janë shume të vegjël. Është mirë që të përdoren ujë pirëset speciale për zogj. Është shumë me rëndësi që gjithmonë të ju sigurohet ujë i pastër.


Shtroja është shumë me rendësi të jetë e terur. Mund të përdoret tallash i drurit apo ndonjë material tjetër i pastër. Trashësia e shtrojës duhet të jetë 5 – 10 cm dhe të mbulohet me letër në javën e parë të futjes së zogjve në fermë. Mund të përdoren gazeta të vjetra por nuk janë ideale, më së miri janë letrat që përdoren në kuzhinë për mbulimin e tavolinave.  Zogjtë duhet të ndihen rehat në mënyrë që të stimulohen të hajnë ushqim. Nëse zogjtë mbahen në javën e parë në kafaze atëherë kafazet duhet të mbulohen me letër më të trashë për ti ikur dëmtimit të këmbëve

Kanibalizmi, kacafytja apo dëmtimi i puplave mund të ndodh në rastet kur thëllëzat i mbajmë në kafaze. Në këto raste mund të bëjmë prerjen e sqepit në javën e dytë të zogjve. Një mënyrë tjetër për të parandaluar kacafytjen e thëllëzave është që të zvogëlohet numri i zogjve në kafaz, zvogëlimin e intensitetit të dritës dhe rritjen e ushqimeve me fibër apo sasi të zallit.

Pajisjet dhe objekti

Thëllëzat nuk kërkojnë kushte specifike të mbajtjes së tyre. Vendi ku mbahen thëllëzat duhet të ketë ventilim të mirë, të jenë të izoluara dhe mos të ketë rrymim të ajrit. Po ashtu duhet të kihet kujdes nga macet, minjtë dhe zogjtë grabitqar. Objekti duhet të dizajnohet që të siguroj kushte për zogjtë, qasje të letë në ushqim, ujë dhe të ketë mundësi të pastrohet dhe të mirëmbahet lehtë.

Kafazet që mbahen thëllëzat duhet të jenë të dizajnuar mirë për të mos ju dëmtuar këmbët, distanca në mes telave të kafazit te dyshemesë duhet të jetë 7 mm.

Thëllëzat në kohën e prodhimit të vezëve duhet të ju sigurohet hapësirë prej 145 cm² sipërfaqe të dyshemesë/thëllëzë. Madhësia e kafazit prej 13×20 cm është e mjaftueshme për me i mbajt dy thëllëza. Lartësia e kafazit duhet të jetë prej 20 – 25 cm, për te parandaluar fluturimin e thëllëzave dhe dëmtimit të krahëve.

Thëllëzave të rritura duhet të ju sigurohet 1.25 – 2.5 cm hapësirë për ushqim/thëllëzë. Gjithmonë duhet të kenë në dispozicion ushqim.

Hapësira e ujit për thëllëzë është 0.6 cm/thëllëzë, Një ujë pirëse mund të shërbej për 5 zogj.

Thëllëzat japoneze kërkojnë të kenë 14 – 18 orë dritë në ditë për të mbajtur në maksimum prodhimtarinë dhe fertilitetin. Kjo nënkupton se furnizimi me dritë shtesë duhet të ju sigurohet gjatë kohës kur dita është më e shkurtër në vjeshtë, dimër dhe në pranverë. Meshkujt të cilët nuk mbahen për mbarështim por mbahen vetëm për mish, duhet të ju sigurohet dritë vetëm 8 orë në ditë dhe me intensitet më të ulet. Kjo është e mjaftueshme për mos me u pjekur seksualisht dhe për të harxhuar energji gjatë përleshjes. Shtimi në këto kushte është më i madh.

Kërkesat për ushqim

Në gjashtë javët e para zogjtë duhet të ushqehen me koncentrat qe ka 25 % proteina, 12.6 MJ energji/kg, 1 % kalcium. Nëse racioni ka më pak proteina atëherë rritja e zogjve është më e ngadalshme.  Racionet për thëllëzat vojse duhet të përmbaj 24 % proteina, 11.7 MJ energji/kg dhe 2.5 – 3.0 % kalcium. Në temperaturat e larta kur thëllëzat konsumojnë me pak ushqim sasia e kalciumit duhet të rritet në 3.5 % në racion.

Thëllëzat e rritura konsumojnë rreth 14 g – 18 g ushqim në ditë. Është shumë me rendësi që ushqimi të mbahet i freskët dhe ruhet në vende pa lagështi. Ushqimi që ruhet më shumë se 8 javë mund të humb vlerat ushqyese, denaturimin e proteinave veçanërisht në muajit e verës.

Para se zogjtë të vendosen në fermë në sistemet e lira të mbajtjes, duhet të sigurohet ushqim shtesë në letrat të cilat vendosen në dysheme. Pas një jave ushqimi në letër në dysheme duhet të largohet sepse zogjtë janë mësuar të konsumojnë ushqim në vendet speciale për ushqim.
Thëllëzat sikurse edhe pulat që mbahen për qëllime përfitimi duhet të ju plotësohen të gjitha kërkesat dhe duhet të kemi kujdes me të madh. Kushtet e mjedisit duhet të ju përshtatën kërkesave të thëllëzave në baze të moshës së tyre. Ushqim cilësor, ujë të pastër duhet të ju sigurohet gjatë gjithë kohës.

Duhet të kemi kujdes kur punojmë me thëllëza sepse tremben shumë shpejt dhe janë të ndjeshme kur kapen. Zhurmat e pa pritura dhe  shqetësimet duhet të largohen. Nëse thëllëzat vojse vendosen në kafaze tjera, mund të ndodh që të ndërpresin vojtjen për 2 – javë. Duhet të kemi kujdes në futjen e zogjve të rinj në fermë nga jashtë.

Parandalimi dhe kontrolli i sëmundjeve 

Bio siguria në fermë është mënyra më e mirë për parandalimin e sëmundjeve. Pajisjet si kafazet, pajisjet e ushqimit, ujit duhet të pastrohen dhe dezinfektohen çdo herë. Dezinfektues special duhet të përdoret. Zogjtë të cilët janë të sëmurë duhet të izolohen nga zogjtë tjerë. Zogjtë e ngordhur duhet të largohen menjëherë nga ferma apo kafazi.