Reklame:

Bioplastika: Mbeturinat ushqimore perdoren per te krijuar pjese per automjetet

Bioplastika e qëndrueshme krijohet nga mbeturinat ushqimore.

Shegët dhe mbeturinat e tjera ushqimore janë duke u përdorur për të krijuar bioplastikë për pjesë të qëndrueshme të makinave, duke përfshirë edhe dorezat e dyerve kunder mikrobeve.

Shkencëtarët nga katër vende të BE-së kanë zhvilluar një metodë për t’i kthyer mbeturinat e agrokarbureve në pjesë të makinave automobilistike. Procesi mund të ndihmojë ne riciklimin dhe në uljen e mbeturinave dhe ta bëjë prodhimin e automobilave më të qëndrueshëm ndaj mjedisit.

Shkencëtarët, të cilët janë duke punuar nën projektin Barbara të financuar nga BE, kanë krijuar bioplastikë të qëndrueshme nga mbeturinat e ushqimit . Përshembull, vajrat që rrjedhin nga limonët kanë veti antibakteriale dhe mund të përdoren për të bërë doreza të dyerve që vrasin mikrobet.

Procesi përfshin përdorimin e mbeturinave nga një larmi burimesh. Shkencëtarët së pari përdorin mbeturinat nga industria e misrit për të krijuar niseshte të prodhuar kimikisht. Shtesat e mbeturinave të ushqimit, si vaji i limonit ose levozhgat e bajameve të grimcuara, shtohen më pas për të krijuar bioplastikë. Kjo mund të përdoret si bojë për alternativa eko-miqësore të shtypura në 3D për pjesët tradicionale të automobilave dhe materialet e ndërtimit.

Disa teste tashmë janë përfunduar me sukses, dhe Fiat është regjistruar për të vërtetuar produktet e përfunduara. Projekti Barbara filloi në vitin 2017 dhe planifikohet të përfundojë në prill të vitit 2020.