Drejtoria Rajonale e AKU në Fier, në vijim të zbatimit të planit vjetor të monitorimit për zbatimin e ligjit, verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për licencim, ka kryer 15 kontrolle zyrtare në Stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve).
Në zbatim të legjislacionit në fuqi, janë asgjësuar 1.825 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi.
Gjatë inspektimeve të kryera janë vendosur 7 masa administrative “Paralajmërim” dhe janë lënë detyra për plotësimin e mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve, si dhe janë vendosur 5 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 230,000 lekë.