Reklame:

Australi: Tonelata karotash dhe patate hidhen nga ajri per kafshet e mbijetuara nga zjarri

Karotat dhe patatet e ëmbla janë hedhur nga ajri për të ndihmuar kafshët në një rajon të shkatërruar nga zjarret në Australi.

Tonelata me ushqim u jane dërguar kafshëve në Operacionin Rock Wallaby, sipas ministrit për energji dhe mjedis për Uellsin e Ri Jugor.

Matt Kean ndau një imazh të një personi që hidhte karota nga helikopteri, duke sqaruar se perimet dhe patatet e ëmbla kanë përbërë pjesën më të madhe të ushqimeve për kafshët e prekura nga zjarret që kanë përfshirë rajonin.

Në profilin e tij ministri ka shkruar “Një klient i lumtur”.

Miliona hektarë tokë në Australi janë djegur nga flakët që nga shtatori, duke rrezikuar kafshët dhe shkatërruar burimet e tyre të ushqimit.

Një miliardë kafshë vlerësohet të janë djegur nga zjarret shkatërrues në Australi.