Reklame:

“Big Brother” ne ishullin e Pelikanit Kaçurrel ne Divjake, Monitorim 24 ore me kamera

Prej disa ditesh, ne Qendren e Vizitoreve ne Parkun Kombetar Divjake – Karavasta, mund te ndiqet ne kohe reale se çfare ndodh ne ishullin e pelikaneve.

Rritja e numrit te species se Pelikanit Kaçurrel ne Parkun Kombetar Divjake – Karavasta kerkon edhe nje angazhim me te madh si nga ana e burimeve njerzore por edhe asaj teknologjike. Se fundmi per ruajtjen e ketij ishulli eshte instaluar nje sistem kamerash nga ku monitorohet dhe ruhet kjo specie e rralle e cila vitet e fundit fale punes dhe perkushtimit te stafit te AdZM Fier ka arritur ne mbi 70 çifte.

Jemi ne prag te sezonit te riprodhimit dhe pelikanet po krijojne ciftet e tyre.  Nje sistem kamerash, te instaluara ne kuadrin e projektit te UNDP “Mbi forcimin e mekanizmave financiare te Parkut” dhe financuar nga GEF, ka bere te mundur qe gjithçka ndodh ne ishullin e pelikanit te ndiqet ne kohe reale 24/7 nga Qendra e Vizitoreve ne PKDK.
Deri tani stafi i AdZM Fier u kujdes per ti rregulluar maternitetin pelikaneve dhe per ti krijuar qetesine e duhur duke lene natyren te beje punen e saj.
Gjithashtu ne kuader te nje projekti te perbashket me shoqaten AOS, eshte bere i mundur edhe perfshirja e tre banoreve te zones si monitorues, qe bashke me stafin e Parkut do te monitorojne 24 ore ishullin.
Megjithate kerkohet mirekuptimi dhe bashkepunimi nga banoret e zones ne drejtim te ruajtjes se kesaj pasurie te perbashket te Parkut Kombetar Divjake-Karavasta.

https://www.facebook.com/1810906564/videos/10212483475201167/?id=1810906564