Përgjatë 3 ditëve Administratat e Zonave të Mbrojtura në gjithë vendin zhvilluan Censusin e Shpendëve Dimërues migrator të mjediseve ujore për vitin 2020.
Këtë vit censusi u zhvillua në 26 zona, liqene dhe ligatina, ku u caktuan 205 pika vrojtimi. Procesi u drejtua nga 7- ekspertë dhe në të u përfshine stafet e 12- agjensive të zonave të mbrojtura shqiptare, si edhe vullnetare.
Ardian Koçi, Drejtori i AdZM Fier ka falenderuar te gjithe stafin i cili punoi me perkushtim gjate diteve te censusit ne Parkun Kombetare Divjake -Karavasta, ku ne perfundim ka rezultuar me 42 235 individe, qe perfaqesojne 53 specie te shpendeve te ujit, te numeruara ne 19 pika te ndryshme ne PKDK.
Duket se Parku Kombetar Divjake-Karavasta, edhe kete vit, po rikonfirmohet si sistemi ligatinor me i rendesishem i Shqiperise per shpendet ujore. Rezultatet e Censusit 2020 e tregojne kete. Gjithsej 42 235 individe, qe perfaqesojne 53 specie te shpendeve te ujit, te numeruara ne 19 pika te ndryshme ne park.
Nje vleresim moral per ditet e gjata te punes dhe neteve pa gjume te nje stafi te perkushtuar. Faleminderit te gjitheve! – ka shkruar Ardian Koçi Dr. i AdZM Fier.
Censusi i Shpendëve Dimërues migrator të mjediseve ujore u zhvillua në të gjitha basenet ujore ne vendin tone ku strehohen dhe shumohen shpend ujorë, dhe bën të mundur identifikimin dhe numërimin e tyre.