Qendra Europiane dhe Zyra Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ) përmes programit Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural kanë marrë angazhimin, që së bashku të zgjerojnë mundësitë e fuqizimit dhe punësimit për të rinjtë shqiptarë. Kështu, një program trajnimesh 4-mujor do të nisë në qytetet e Gjirokastrës, Lezhës, Lushnjës, Shijakut dhe Pogradecit për të aftësuar të rinjtë në fushën e ekonomisë, bujqësisë dhe miradministrimin e punëve në këto sektorë.
Projekti “Fuqizimi i të rinjve në sektorin bujqësor” synon të rrisë aftësitë dhe njohuritë e grup moshës 18-40 vjeç. Rezultati i këtij projekti do të jetë krijimi i mundësive të reja të praktikave profesionale, orientimi drejt tregut të punës dhe aftësimi i sipërmarrësve të rinj. Temat që do të trajtohen përfshijnë: Start-up i një biznesi të ri bujqësor; Marketingu tradicional dhe ai digjital; zhvillimi i një plan-biznesi; Skemat dhe alternativat financuese në sektorin bujqësor; Menaxhimi i sipërmarrjeve të vogla bujqësore, si të përfitosh nga fondet IPARD, si të kryesh një aplikim për një internship apo vend pune; etj.
Në këtë program synohet të angazhohen 75 individë të motivuar [15 për secilin qytet], të cilët mund të jenë: punëkërkues të papunë, të rinj të sapo diplomuar dhe/ose ndjekin arsim ose formim profesional, si edhe profesionistë që kërkojnë të hapin ose zhvillojnë biznesin e tyre. Ky program do të jetë i shtrirë në një periudhën Janar – Prill 2020, gjatë së cilës do trajtohen 4 module nga 2 ditë secili. Në përfundim të moduleve pjesëmarrësit do të asistohen për të nisur praktika profesionale me synim punësimin e tyre.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV e tyre dhe një Letër Interesi në adresën: [email protected]
Afati i aplikimit është data 24 janar 2020
THIRRJE PËR APLIKIM – Trajnim 4 mujor “Fuqizimi i të rinjve në sektorin bujqësor”