Reklame:

Biodiversiteti: 30% e BE-se behet zone natyrore e mbrojtur!

Parlamenti i Strasburgut ka aprovuar një rezolutë që kërkon rivendosjen si zone e mbrojtur te gati një të tretës së ekosistemeve të dëmtuara dhe ndarjen e 10% të buxhetit evropian për këto objektiva.

Shndërrimi i 30% të territorit të BE-së në një zonë natyrore te mbrojtur deri në vitin 2030. Kjo është një nga kërkesat e përfshira në rezolutën e aprovuar nga Parlamenti Evropian në funksion të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Biodiversitetin në vitin 2020 (COP 15), që do të mbahet në Tetor në Kunming (Kinë).

“Për të ndaluar trendin aktual drejt humbjes së biodiversitetit global – thuhet në deklaratë nga Parlamenti – konferenca duhet të çojë në një marrëveshje mbi objektivat ligjërisht të detyrueshëm me afate specifike, tregues të qartë të performancës dhe rishikim ose mekanizma raportimi nga kolegët, bazuar në standardet e përbashkëta “. Nëse këto janë objektivat në një shkallë globale, në nivelin e BE Strasburgu vendos objektiva te tjerë, siç është rivendosja e 30% të ekosistemeve të dëmtuar aktualisht në vendet e Unionit dhe objektivat detyrues për zvogëlimin e përdorimit të pesticideve. Masat për t’u financuar me “të paktën 10% të buxhetit afatgjatë” të BE 2021-2027. 

“Pikat thelbësore për Parlamentin do të jenë përcaktimi i synimeve evropiane dhe globale për biodiversitetin, i cili duhet të përfshijë mbrojtje më të mirë të ekosistemeve natyrore, zvogëlimin e përdorimit të pesticideve në Evropë dhe qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor dhe peshkimit – thotë Pascal Canfin, deputet francez. 

http://www.agrifoodtoday.it/ambiente-clima/aree-protette-ue.html