Reklame:

100 vjetori i Kongresit te Lushnjes – Perurohet busti madheshtor i Vaçe Zeles

Nen muziken e kengetares se madhe Vaçe Zela, e cila oshetinte ne çdo cep te qytetit, ka nisur dita e sotme per te gjithe lushnjaret.  Eshte busti i kengetares se madhe te te gjithe Shqiperise, Vaçe Zela, i cili u vendos diten e sotme ne qender te qytetit te lushnjes.
I materializuar ne bronz nga skulptori Arben Bajo, i cili prej dy vitesh, nen idene e kengetarit lushnjar Luan Manahasa dhe i mbeshtetur nga biznesmene e qytetare lushnjare, ka punuar per berjen e bustit te vendosur ne qender te Lushnjes, me rastin e festimeve te 100 vjetorit te Kongresit Kombetar te Lushnjes.

Vaçe Zela, legjenda e këngës shqiptare, tashmë përjetësisht në vendlindje, rrethuar nga qytetarët e saj. Ndiqni live këto çaste emocionuese.

Gepostet von "Bashkia Lushnje" am Montag, 20. Januar 2020

 

Irma Radiqi, vajza e Vaçe Zeles sebashku me Kryetarin e Bashkise z. Fatos Tushe zbuluan memorialin kushtuar kengetares se madhe te vendosur ne qender te qytetit te Lushnjes ne “Sheshin e Qytetareve” i cili ishte i tejmbushur diten e sotme.
“Lushnja ka qene gjithe jeten ne zemren e saj dhe besoj edhe nga atje lart eshte mirenjohese per gjithçka i keni dhuruar” – ishin fjalet pershendetese te vajzes se Vaçe Zeles, Irma Radiqi.

Kryetari Tushe u shpreh – “E kemi deshiruar e pritur kete dite e çast kur Vaçe Zela “Artiste e Popullit”, “Nderi i Kombit”, “Qytetare Nderi” e Lushnjes te vinte perseri ne qytetin e lindjes ku e deshen dhe respektuan pa fund. Te vinte e te ulej ketu mes nesh me kitare ne dore e te kendonte kenget qe nuk do te harrohen kurre”.