Reklame:

100 vjetori i Kongresit Kombetar te Lushnjes – Gezuar “Paveresine e Dyte te Shqiperise”

Diten e sotme ne shtepine muze u zhvilluan festimet ne kuader te 100 vjetorit te Kongresit Kombetar te Lushnjes. Mijera qytetare lushnjare dhe te ftuar nga shqiperia dhe diaspora mbushen sheshin prane shtepise muze te kongresit te Lushnjes.

Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi dhe Zv/Kryetari i Parlamentit Myslim Murrizi sebashku me Zv/Kryeministrin Erion Braçe te shoqeruar edhe nga deputetet e qarkut Fier u nisen drejt shtepise muze per te kryer ceremonine ne kete 100 vjetor historik te kesaj ngjarje madhore per kombin tone.
Fjalen pershendetese e hapi Kr. i Bashkise Lushnje Fatos Tushe i cili vleresoi kontributin e te gjithe delegateve nga te gjithe trojet shqiptare por edhe mikpritjen dhe garancine qe i ofroi qyteti i Lushnjes kesaj ngjarje madhore per historine e vendit.
Me pas Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ne fjalen e tij u shpreh se ky kongres hodhi gurin e themelit te shtetit shqipetar duke mbrojtur sovranitetin e vendit nga pushtuesit dhe duke i dhene jete parlamentarizmit tone.
Me pas ceremonia vazhdoj duke vizituar ambientet e shtepise muze ku u zhvillua Kongresi Kombetar i Lushnjes.

100 vjet Kongresi Kombetar i Lushnjes.Gezuar Shqiperi.

Gepostet von Agronews.al am Dienstag, 21. Januar 2020

Kongresi i Lushnjës hapi zyrtarisht punimet me 21 janar 1920, ndërsa punimet i zhvilloi nga data 28 deri më 31 janar 1920. Është një nga kuvendet kombëtare më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar.

Kongresi i Lushnjës mori vendime të rëndësishme politike. Ai hodhi poshtë planet e Konfencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913.

Gjatë punimeve të tij u miratua një akt kushtetues, në të cilin ripohohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar. Ai zgjodhi organet më të larta të shtetit shqiptar si Këshillin e Lartë të përbërë nga katër vetë, i cili do të kryente detyrën e kryetarit të shtetit deri sa të caktohej forma përfundimtare e regjimit. U krijua Këshilli Kombëtar i përbërë nga 37 përfaqësues, i cili do të kryente funksionet e parlamentit shqiptar.

Kongresi i Lushnjës me shumicë votash rrëzoi Qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga Sulejman Delvina.