Gjatë ekspozitës së Meadowlands, në New Jersey, ku morën pjesë më shumë se 360 mijë ekspozues ushqimi dhe pijesh nga e gjithë bota dhe 6 mijë të ftuar, u prezantuan qindra produkte që përfshinin gjithçka, që nga bazat e picave të bëra nga lulelakra, deri tek salcat, sanduiçet e akullores, mushtit, empanadat e viçit (një pastë meksikane), sorbets italiane, xhin, sallameri, tekila, dhe madje edhe një sërë biskotash të mbushura me vaj kanabis.
Por kjo nuk ishte një ekspozitë e zakonshme ushqimi dhe pijesh sepse, ndërsa kishte një gamë shumë të larmishme, gjithçka kishte një gjë të përbashkët, ishin të gjitha të certifikuara si ushqim ‘kosher’. Pra çdo gjë e pranishme në ekspozitë ishte në përputhje me ‘kashrut’, që janë pikërisht ligjet dietike hebraike.
Ajo çka ishte e veçantë është se shumë nga firmat që ishin të pranishme nuk ishin pronë ose drejtoheshin nga hebrenjtë, por përfshinin biznese nga Pakistani, Koreja e Jugut, Sri Lanka dhe Italia.
Qendra e sektorit të ushqimit kosher në botë është SHBA. Edhe pse vetëm 2% e amerikanëve janë hebrenj, rreth 7.5 milion njerëz, një studim i faqes së lajmeve të biznesit Quartz zbuloi se 41% e të gjithë ushqimit të paketuar në SHBA është e certifikuar ‘kosher’.
Shpjegimet për këtë përfshijnë një perceptimin se ushqimi kosher është më i pastër ose më i shëndetshëm, ose dëshira e njerëzve për siguri që një produkt mos të përfshij alergene të mundshëm siç janë butakët. Ajo gjithashtu ofron siguri për veganët, të tilla si në shembullin e biskotave Oreo, të cilat para kalimit të tyre në kosher në fund të viteve 1990 përmbanin yndyrë derri.
Por çfarë është saktësisht ushqimi kosher? Ndërsa shumica e njerëzve e kuptojnë se mishi i derrit dhe butakut janë jo-kosher, kafshët kosher siç janë lopët dhe qengjat duhet të theren në mënyrë rutinore me një thikë të mprehtë. Ndërkohë, produktet ushqimore nuk mund të përmbajnë njëkohësisht edhe mish dhe bulmet. Dhe jo të gjitha pjesët e lopës mund të konsumohen.
Të gjitha rregullat e kosher duhet të kryhen nga rabin të trajnuar nga një agjenci certifikimi kosher. Richard Rabkin, drejtor menaxhues i COR, organizata më e madhe e tillë në Kanada, shpjegon se procesi është marrë shumë seriozisht.