Reklame:

Semundja e Plasjes – Ministria hap tenderin per 189 mije vaksina!

Ministria e Bujqësisë do të blejë  189 mijë doza vaksinë kundër plasjes.  Tenderi i hapur ka një fond limit rreth 16 milionë lekë ku për vitit 2020 do të kërkohen deri në 94,500 doza me vlerë 7 milionë e 994 mijë lekë dhe për vitin 2021, do të kërkohen deri në 94,500 doza me vlerë 7 milionë e 994 mijë lekë.

Referuar dokumenteve të tenderit, fondi limit për çmim për njësi është 84.6 lekë pa TVSH.

Afati kohor për dorëzimin e ofertave është 21 shkurt 2020.

Sëmundja e Plasjes (antraksit) është një sëmundje zoonotike, autoktone në vendin tonë me rrezikshmëri të lartë për shëndetin e kafshëve, veçanërisht ato të llojit gjedh, kuaj, të imta, derra dhe shëndetin e njeriut.

Kontrolli i kësaj sëmundje, arrihet nëpërmjet vaksinimit në pranverë, të kafshëve njëthundrake dhe dythundrake në vatrat e shfaqura në tre vitet e fundit, si dhe vatrave të reja të shfaqura gjatë këtij viti, në gjithë territorin e vendit. Vaksinimi i kafshëve në terren kryhet, nga shërbimi veterinar privat (klinikat veterinare) të kontraktuar nga shërbimi veterinar rajonal. Drejtoria e Derregullimit Lejeve Licencave dhe Monitorimit, harton çdo vit, Programin për kontrollin e sëmundjes së plasjes. Sëmundja e plasjes mbështetet nga buxheti i shtetit fondi për veterinarinë dhe vaksinimi i kafshëve kryet falas tek fermerët.(scan)