Reklame:

97 vjetori i Dites se Sherbimit Pyjor Shqiptar

27 Janari i vitit 1923 është dita e dekretimit të Ligjit të parë shqiptar “Për pylltarinë shqiptare” dhe sot përkujtohet me nderim si Dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar.
Mbrojtja e pyjeve, sipas këtij ligji, ishte mbrojtja e pronës të të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga lloji i pronësisë private, komunale apo shtetërore.
Parimet e këtij ligji bazoheshin në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, duke kërkuar zbatimin rigoroz të parimeve të qëndrueshmërisë për ruajtjen e ekuilibrave natyrorë.
Ne keto 97 vite per pyjet shqiptare eshte bere shume si per ti shkaterruar dhe rrezikuar nga erozionet malet dhe kodrat e vendit, por vitet e fundit edhe per ti rikthyer perseri pyjet me peme madheshtore dhe ketu  nje ndihme te madhe ka dhene ligji per moratoriumin e pyjeve.
Ne kuader te kesaj dite, stafi i AdZM Fier ka organizuar nje aktivitet duke mbjellur 97 pisha te buta ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta duke perkujtuar ne kete menyre 97 vitet e dekretimit te ligjit te pare ne vendin tone per pyjet.

 

Ardian Koçi Drejtori i AdZM Fier ne nderim te kesaj dite ka shkruar – “27 janari Dita e Sherbimit Pyjor Shqiptar. Ne perkujtim te kesaj dite te shenuar, nga stafi i AdZM Fier, ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta u mbollen 97 fidane pishe te bute, per te perkujtuar 97 vite pune dhe lufte te ketij Sherbimit ne mbrojtjen e pyjeve shqiptare. Ta gezoni festen!”