Reklame:

Fondet IPARD II – Sa fermere aplikuan per 57.6 milione euro?

Rreth 20 për qind më shumë ka qenë numri i aplikimeve të agrobizneseve dhe fermerëve për të përfituar nga fondet e programit IPARD II dhe në përfundim të afatit, në total janë regjistruar 371 të tilla.  Në dispozicion për mbështetjen e sektorit bujqësor janë vendosur vendosur 57.6 milionë euro dhe sipas Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, për rreth 1 javë pritet të përfundojë procesi i skanimit të dokumenteve, elektronikisht, dhe në fillim të muajit tjetër do të nisë analiza e detajuar dosjeve për gabime të mëdha dhe dokumente shtesë që mund të kenë nevojë për tu plotësuar.

Më pas, aplikimet fituese do të ndjekin fazat e tjera, ku parashikohet që brenda 6 muajve të lidhen kontratat. Zbatimi i investimit merr 6-12 muaj kohë në varësi të formatit që ka. Ndërsa kërkesa për pagesë dhe përllogaritja përfundimtare e shumës bashkë me kontrollin në terren të investimit marrin rreth 6 muaj kohë, dhe më tej bëhet ekzekutimi i pagesës për projektet e vëna në jetë me sukses.

Në thirrjen e dytë, do të financohen 3 masa: Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore; Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore; diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit. Financimi fillon me një minimum prej 10 mijë eurosh dhe maksimum deri në 2 milionë euro. Përqindja e mbështetjes me fonde publike arrin deri në 70 për qind të  totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit.(SCAN)