 Qeveria do të rrisë kontrollin mbi plehrat kimikë dhe pesticidet që përdoren tek bimët, duke  bërë “skanimin” dhe regjistrimin e tyre në import dhe duke shmangur kështu abuzimet që janë konstatuar nga subjekte të ndryshme të cilat importonin jashtë “syve” të strukturave shtetërore.  Ndërsa  e njëjta procedurë do të ndiqet edhe për plehrat organikë të prodhuar në vend.

Ministria e Bujqësisë pranon se ka pasur raste kur fermerët kanë përdorur pa kriter pesticide çka ka sjellë deformime në produktet bujqësore.
Ndërkohë grupet e interesit kanë rezerva sa i takon regjistrimit dhe certifikimit të plehrave organikë që prodhojnë 54 mijë ferma në vend.
Projektligji për “Produktet Plehëruese” i diskutuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, lejon vetëm importin dhe tregtimin e produkteve plehëruese të regjistruara.